• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Udhëheqësia e MPB-së në takim me ambasadoren amerikane Ageler

Udhëheqësia e MPB-së në takim me ambasadoren amerikane Ageler

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri Nazim Bushi dhe zëvendësministri plotësues Mitko Bojmacaliev zhvilluan një takim pune me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler.

Siç njoftoi MPB-ja, ministri Toshkovski e informoi ambasadoren Ageler për funksionimin e MPB-së në Qeverinë teknike, e cila ka rol parësor në realizimin e zgjedhjeve të ardhshme, që është sjellja ligjore dhe profesionale në organizimin dhe zbatimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik.

"Në atë kontekst, ministri Toshkovski theksoi pamundësinë sipas ligjit të emërojë kryeshef të SPB Tetovë, me të cilën cenohet mundësia që të jetë garantues i procesit zgjedhor në atë zonë", njoftoi MPB-ja.

Ministri Toshkovski shpjegoi veprimet e ndërmarra në lidhje me rëndësinë e dokumenteve të udhëtimit dhe theksoi zgjidhjen e këtij problemi në të njëjtën mënyrë si me patentë shoferët, gjegjësisht me ndryshimin e Ligjit për dokumentet e udhëtimit, duke u vendosur në rolin e mbrojtësit së të drejtave të njeriut në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Në takim, ambasadorja Ageler deklaroi se e kupton procesin e përgjithshëm në drejtim të zgjidhjes së problemit me dokumentet personale dhe theksoi se ofron mbështetje të gjithanshme në drejtim të zgjidhjes së problemit, nga aspekti teknik apo të resurseve të tjera.

"Në të njëjtën kohë, ajo shprehu bindjen se Ministria e Punëve të Brendshme do të përmbushë përgjegjësinë e saj profesionale për organizimin e zgjedhjeve të sigurta, të ndershme dhe demokratike dhe përshëndeti bashkëpunimin e suksesshëm dy palësh, duke potencuar projektete aktuale të filluara në bashkëpunim me Programet në të cilët punohet për realizimin e tyre nga aspekti i rritjes së kapaciteteve të policisë së Maqedonisë", theksojnë nga MPB-ja.

Zëvendësministri plotësues, Bojmacaliev u falenderua për bashkëpunimin e deritanishëm me SHBA-të, posaçërisht për realizimin e vizitës së paradokohshme në Uashington. Ai potencoi se udhëheqësia e MPB-së në këtë përbërje të Qeverisë teknike, tani për tani funksionon në mënyrë profesionale dhe ligjore, pa ndikime politike dhe në të njëjtën mënyrë duhet të vazhdojë gjatë tërë mandatit të saj. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR