• e mërkurë, 27 nëntor 2024

U zgjodh Qeveria e re kryetar i së cilës është Hristian Mickoski

U zgjodh Qeveria e re kryetar i së cilës është Hristian Mickoski

Shkup, 23 qershor 2024 (MIA) - Kuvendi sonte me 77 vota “për”, dhe 22 vota “kundër” e votuan Qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristian Mickoki. Koalicionin qeveritar e përbëjnë VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM. Kundër Qeverisë votuan deputetët nga LSDM dhe E Majta, ndërsa Fronti evropian e braktisi mbledhjen pak para përfundimit të saj. 

Ministër i Punëve të Brendshme është Pançe Toshkovski, i Mbrojtjes Vllado Misajllovski, i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, TImço Mucunski, e FInancave GOrdana Koçoska Dimitrieska, zëvendëskryetar i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, i Shoqërisë Informatike dhe Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski. Ministre e Ministirsë së sapoformuar të Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale ësshtë Sanja Bozhinovska, në Bujqësi, pylltari dhe Ekonomi të Ujërave Cvetan Tripunovski, ministre e Arsimit dhe SHkencës është Vesna Janevska, ministër i Kulturës dhe Turzmit është Zoran Ljutkov, ndërsa ministër i Sportit, Borko Ristovski. Ljupço Dimovski është zëvendëskryeministër dhe ministër për Sistem Politik, ndërsa Ivan Stoillkoviq, zëvendëskryeministër i angazhuar për marrëdhënie me bashkësitë, përderisa Shaban Saliu është ministër pa resor i angazhuar për integrim dhe implementim të dekadës së romëve. Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe zëvendëskryeministër është Izet Mexhiti, ministër pa resor dhe zëvendëskryeministër i angazhuar për sundim të mirë është Arben Fetai, ministër i Shëndetësisë Arben taravari, orhan Murtezani është zgjehdur ministër për Çështje Evropiane, përderisa ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Famtir Limani, ndërsa ministër i Ekonomisë është Besar Durmishi. Igor Fillkov është ministri i ri i Drejtësisë, ndërsa Goran Minçev ministër i Administratës Publike. 

Mickoski dhe anëtarët e Qeverisë në Kuvend dhanë deklaratë solemne.

"Funksionin kryetar i Qeverisë do ta kryej në mënrë të ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi dhe do ta respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut", tha kryeministri i ri Mickoski.

Në kabinetin qeveritar, 15 anëtarë janë nga koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, 6 nga Koalicioni VLEN dhe dy nga ZNAM.

Në këtë mbledhje deklaratë solemne dha edhe zëvendëskryetari i Kuvendit Antonio Milloshoski.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi informoi se në Komisionin shtteëror zgjedhor do të dërgohet njoftim se sa deputetë janë bërë pjesë e Qeverisë në mënyrë që në vendin e tyre të delegohen të tjerë nga listat adekuate për deputetë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR