• e premte, 27 shtator 2024

U shënuan 33 vite pavarësi, urime dhe porosi për unitet dhe bashkim

U shënuan 33 vite pavarësi, urime dhe porosi për unitet dhe bashkim

Shkup, 9 shtator 2024 (MIA) - Nën sloganin "Së bashku luftojmë, së bashku do t'ia dalim" me shumë aktivitete në organizim të Qeverisë, festohet Dita e Pavarësisë - 8 Shtatori. Urime me rastin e Ditës së pavarësisë - 8 Shtatorit dërguan shumë ambasada të huaja, Deëegacioni i BE-së, i NATO-s dhe shumë shoqata e parti politike.

Akademia solemne u mbajt në Filarmoninë e Maqedonisë në Shkup, prej ku kryeministri Hristian Mickoski publikoi nëntë parime për zhvillim, stabilitet dhe prosperitet dhe bëri thirrje për unitet dhe bashkim.

"Qytetarët meritojnë të jetojnë në shtet ku ndershmëria dhe drejtësia janë parime kryesore. Është koha t'i vihet fundi anarkisë dhe të ndërtohet shtet i cili do t'i mbrojë interesat e qytetarëve të vet. krimi nuk guxpn të jetë më i fuqishëm se Qeveria dhe kësaj të keqe po i vjen fundi", theksoi kryeministri Mickoski në fjalimin në akademinë solemne me rastin e Ditës së pavarësisë - 8 Shtatorit nën slloganin "Së bashku luftojmë, së bashku do t'ia dalim!".

Disa nga dhjetë parimet të cilat kryeminsitri i kumtoi dje ishin vendosja e drejtësisë dhe shtetit juridik, fundi i partizimit të shoqërisë, përmirësimi i standardit të qytetarëve dhe përmbushja e qëllimit strategjik për hyrje në BE.

"Për këto parime kërkojmë unitet dhe bashkim. U dërgoj porosi liderëve në opozitë rreth këtyre 10 parimeve të bashkohemi të gjithë, pastrohuni nga krimi në radhët tuaja dhe reformohuni. Dhe pranojeni këtë që po e ofroj si paltformë rreth së cilës bashkohemi", theksoi kryeministri.

- Qytetarët meritojnë të jetojnë në një vend ku ndershmëria dhe drejtësia janë parimet udhëheqëse. Është koha për t'i dhënë fund paligjshmërisë dhe për të ndërtuar një shtet që do të mbrojë i

 

Ai theksoi se duhet të ndërpritet partizimi i shoqërisë dhe t'i izolojmë elementet të cilat krijojnë përçarje ndëretnike.

Plotësisht, theksoi se duhet të kemi pajtueshmëri të përgjithshme për përmbushje të qëllimit tonë strategjik. e ai është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Në ceremoni, krahas kryeministrit Mickoski, mori pjesë edhe presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova dhe kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi si dhe përfaqësues të pushtetit ligjvënës, ekzekutiv, gjyqësor dhe bashësitë fetare.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova dërgoi një mesazh urimi për qytetarët me rastin e 8 Shtatorit - Ditës së Pavarësisë, në të cilën thekson se është detyrë e jona t'i lëmë mënjanë përçarjet dhe të bashkohemi rreth të mirës së përbashkët dhe interesit publik.

"Më 8 shtator të vitit 1991, qytetarët e Maqedonisë, duke e shfrytëzuar të drejtën për vetëvendosje, shprehën vullnetin e tyre dhe votuan në një numër të madh për një republikë sovrane dhe të pavarur të Maqedonisë. Ai vullnet përveç votimit të referendumit u shpreh edhe përmes fytyrave të ndezura të mijëra qytetarëve që spontanisht u mblodhën në sheshin "Maqedonia", ku me shumë entuziazëm dhe shpresë për të ardhmen iu gëzuan pavarësisë", thuhet në urim.

Me atë akt, shton presidentja, ata, ne qytetarët e Maqedonisë, në mënyrë të mençur, demokratike dhe paqësore, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, u larguam nga federata që po shembej dhe hymë në fazën e re të shtetësisë maqedonase.

Më tej ajo thekson se është detyra jonë të lëmë mënjanë ndarjet dhe të bashkohemi rreth të mirës së përbashkët dhe interesit publik.

Siljanovska Davkova theksoi se vetëm me evropianizimin e shtetit, me shtetin ligjor dhe me luftën kundër korrupsionit, me institucione funksionale dhe me një ekonomi konkurruese dhe sistem meritash, do t'u mundësojmë brezave të rinj të realizojnë të drejtën për të kërkuar lumturinë në vend, në atdheun e përbashkët në të cilin do të punojnë, do të krijojnë familje dhe do të krijojnë një të ardhme.

Urime me rastin e pavarësisë dërguan edhe shumë ambasada, mes të cilave e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Turqisë, Suedisë, Francës, Rusisë, Ukrainës, Serbisë dhe Shqipërisë, si dhe nga NATO dhe Delegacioni i BE-së në vend.

На граѓаните на Република СевернаМакедонија и на нашите драги колеги во МНР им го честитаме Денот на независноста, со желби нашите билатерални односи да продолжат да се градат во духот на иск

Urim me rastin e Ditës së pavarësisë 8 Shtatorit dërgoi edhe sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken.

“Populli amerikan dhe populli i Maqedonisë së Veriut ndajnë përkushtim ndaj vlerave demokratike. Ne mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për promovimin e këtyre vlerave, forcimin e sigurisë dhe stabilitetit dhe thellimin e lidhjeve ekonomike në rajon. SHBA-ja do të vazhdojë të mbështesë aleatin tonë, Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane në vitet në vijim”, thuhet në urimin nga Blinkeni.

Video urim dërgoi edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler, e cila porositi se  “në këtë ditë të veçantë, ne i bashkohemi Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë juve për të festuar pavarësinë tuaj dhe bashkësive tuaja dinamike dhe të ndryshme."

"Ashtu si pavarësia jonë, edhe e juaja u fitua me vështirësi, me sakrifica të panumërta të bëra nga ata që besuan në fuqinë e lirisë dhe demokracisë. Sot dhe gjithmonë, ne nderojmë historinë tuaj, të tashmen dhe të ardhmen tuaj të ndritur", tha Ageleri.

Aleanca veriatlantike e NATO-s dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së Pavarësisë. Përmes një publikimi në platformën X, Aleanca e NATO-s bën thirrje për festimin e Ditës së Pavarësisë, të siç thonë “aleatit tonë Maqedonisë së Veriut”. 

Aleanca Veriatlantike e NATO-s dërgoi urim me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

Euroambasadori Mikalis Rokas mori pjesë në akademinë solemne me rastin e Ditës së Pavarësisë - 8 Shtatori, që nën sloganin "Së bashku luftojmë, së bashku do ia dalim!" u mbajt në Filarmoni.

“Urime të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës së Pavarësisë!”, qëndron në publikimin në platformën X të Delegacionit të Bashkimit Evropian.

Urime për 33-vjetorin e pavarësisë dërguan edhe PSM, LSDM, Koalicioni VLEN, E Majta, Lidha Demokratike dhe BDI.

Kryetari i Lidhjes socialdemorkatike (LSDM), Venko Filipçe u dërgoi urim qytetarëve me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë, në të cilin thekson se është koha që forcën dhe aftësinë e qytetarëve tanë ta shfrytëzojmë për ta tejkaluar çdo pengesë që na qëndron në rrugën drejt të nesërmes më të mirë.

Gjatë 33 viteve të shkuara, siç shtoi, atdheu ynë u ndërtua si shtet i pavarur, sovran, i vendosur për ta marrë vendin e vet në skenën evropiane dhe botërore, potencoi ai.

Во рамки на официјалното одбележување на Денот на независноста – 8 септември, делегација на СДСМ составена од пратеникот Митко Трајчулески, претседателот на СДММ Трајче Стојчевски и Викторија

Koalicioni VLEN, u bëri thirrje të gjtihë qytetarëve dhe faktorëve politik ta kultivojnë frymën e unitetit, tolerancës dhe bashkëpunimit, duke porositur se vetëm kështu do të vazhdojmë ta ndërtojmë shoqërinë që e meritojmë - shoqëri e të drejtave të barabarta, mundësive dhe stabilutetit.

"Gjenerata jonë ka detyrim historik të përballet me korrupsionin endemik politik dhe të ndërmarrë hapa vendimtarë për reforma që do të rikthejnë kapacitetet e institucioneve të dëmtuara shtetërore. Vetëm përmes transparencës, përgjegjshmërisë dhe përkushtimit ndaj të mirës së përbashkët, mund të sigurojmë një të ardhme të ndritur për të gjithë qytetarët tanë, pavarësisht përkatësisë etnike", thuhet në kumtesën nga Koalicioni Vlen.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në 33 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë me një status në faqen e tij në Fejsbuk ka uruar që elitat politike të punojnë për respekt dhe barazi ndërmjet bashkësive.

"Para 33 vjetëve, shqiptarët i gëzoheshin ndarjes nga Jugosllavia dhe ngjallën shpresë për ndërtimin e një shteti të ri të barabartë për të gjithë. Por, kjo nuk ndodhi, shteti i ri i Maqedonisë vijoi avazin serb në Jugosllavi duke i trajtuar shqiptarët si qytetarë të rendit të dytë. Kjo solli deri tek lufta e vitit 2001 dhe Marrëveshja paqësore e Ohrit. 33 vite më pas, shohim që akoma ka tendenca për majorizim, për mosrespektim të vullnetit demokratik të shqiptarëve nga partia që përfaqëson komunitetin shumicë, për shkelje të legjitimitetit etnik me synim për të krijuar shërbëtorë ndër shqiptarët për politikat e tyre monoetnike.Andaj, në këtë përvjetor të pavarësisë, vlerësoj që elitat politike maqedonase duhet të vetëdijësohen për përgjegjësinë e madhe që e kanë në ndërtimin e shtetit duke respektuar vullnetin politik të shqiptarëve dhe barazinë, sepse ky shtet është i të gjithë neve dhe nuk ndërtohet dot duke mos e respektuar legjitimitetin etnik", shkroi Ahmeti. 

Në kuadër të shënimit zyrtar të Ditës së Pavarësisë - 8 Shtatorit, disa delegacione të partive politike dhe korit diplomatik vendosën lule në varrin e presidentit të parë të Republilës së Maqedonisë, Kiro GLigorov, në varrin e presidentit Boris Trajkovski si dhe në varrin e kryeminsitrit të parë, Nikolla Kljusev dhe tek përmendorja e luftëtarëve të LNÇ-së. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR