• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

U ndanë shpërblimet për storjet më të mira të gazetarisë për raportim gjithëpërfshirës për dallimet në kohë të Kovid-19

U ndanë shpërblimet për storjet më të mira të gazetarisë për raportim gjithëpërfshirës për dallimet në kohë të Kovid-19
Shkup, 7 korrik 2021 (MIA) – Irena Karevska nga redaksia e “360 gradë” për storjen “Fëmijët për të cilët nuk filloi viti i ri shkollor” e fitoi shpërblimin e parë në Konkursin për storje më të mira të gazetarisë për raportim gjithëpërfshirës për dallimet në kohë të Kovid-19, të cilin e organizoi Këshilli për Etikë në Media (KEMM) me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Shkup. E dyta u shpërblye Kristika Gjorgjievska nga “Vidi Vaka” për storjen “Koronavirusi – lufta përgjatë veshit të gjilpërës për të drejtat e punëtorëve”, ndërsa shpërblimin e tretë e fitoi Arbana Qerimi nga TV 21 për storjen “Klasë e rrënuar prej pesë metra katror”. Për shkak të cilësisë së lartë, juria ndau edhe dy mirënjohje – gazetares Ana Zafirova për temën “Nënat kryefamiljare në pandemi” dhe Katerina Topallovës për temën “Një banor i Shtipit iu ndërton shtëpi të varfërve”. Drejtoresha ekzekutive e KEMM, Marina Tuneva sot në kumtimin onllajn të shpërblimeve tha se në konkurs ka pasur interesim solid dhe ishin paraqitur 20 autorë me 41 storje gazetareske. “Raportimi gjithëpërfshirës nënkupton që t’u jepet zë të gjithëve në raportimin mediatik, veçanërisht në drejtim të ndërtimit dhe ruajtjes së besimit të mediave. Nëse publiku njihet në raportimin mediatik, në atë mënyrë ai do të besojë edhe për atë që plasohet në vetë përmbajtjet gazetareske”, tha Tuneva. Storjet këtë vit i vlerësoi juria prej tre anëtarëve në përbërje: Biljana Petkovska, drejtoresha e Institutit të Mediave të Maqedonisë së Veriut, Dragan Sekullovski, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Lulzim Haziri, gazetar dhe drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Iniciativës Demokrarike (AID) nga Gostivari, i cili ishte kryetar i jurisë. Haziri njoftoi se juria i ka shqyrtuar 41 storjet dhe ishte e kënaqur nga punimet e paraqitura sepse shumica e tyre kanë pasur cilësi solide të shfaqjes së temave të zgjedhura. Në vendosjen për shpërblimet, tha juria ishte nisur nga cilësia e storjeve të gazetarisë, sa janë shfrytëzuar të gjitha burimet, deri në cilin nivel storja e promovon konceptin e gjithëpërfshirës dhe integrimit të grupeve të ndjeshme dhe të margjinalizuara, si dhe standardet e tjera profesionale. “Vendimi nuk ishte i rëndë sepse vlerësimi i të gjithë anëtarëve të jurisë ishin afërsisht të njëjta. Pjesa më e madhe e rrëfimeve të cilat garonin i karakterizonte përgatitje e hollësishme e qëndrueshme e temave nga sfera e raportimit gjithëpërfshirës për ndryshimet në kohën e Kovid-19. Gjithashtu, faktet dhe informacionet në storjet e elaboruara kishin për qellim që të ndikojnë në raportin e publikut dhe t’i sfidojnë autoritetet që t’i zgjidhin problemet të cilat trajtohen në këto storje”, tha Haziri dhe iu bëri thirrje redaktorëve në media që t’i paraqesin temat e gazetarëve të tyre në gara të ndryshme të cilat e promovojnë konceptin e përfshirjes dhe integrimit të grupeve të ndjeshme dhe të margjinalizuara. Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, Klemens Koja në paraqitjen onllajn me rastin e shpërblimeve të ndara iu bëri thirrje profesionistëve mediatikë që të bëhen aleatë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. “Gjuha e urrejtjes, diskriminimi, stigma dhe përjashtimi i zërave dhe përvojave të grupeve të margjinalizuara përfaqësojnë sfida komplekse në çdo vend, ndërsa ato gjithashtu lanë gjurmë të thellë edhe gjatë kohës së pandemisë”, tha Koja, duke shtuar se është me rëndësi që të sigurohet përfaqësim i barabartë i grupeve të ndryshme në shoqëri, ndërsa me këtë edhe që të sigurojnë mundësi të barabarta për të gjithë. Thirrja për aplikime për konkursin ishte e dedikuar për gazetarë profesionistë dhe redaksi në shtet për storje të publikuara nga 1 maji i vitit 2020 deri më 1 maj 2021. Kriteret për shpërblimet ishin punë autentike dhe analitike gazetarseke me interes më të gjerë publik, e cila i përmbush standardet më të larta etike të gazetarisë. Konkursi ishte i hapur për paraqitje në cilindo formë ose zhanër të gazetarisë – tekst, artikull, dokumentar, reportazhe, intervistë. fc/

 

QËNDRONI TË LIDHUR