• e premte, 27 dhjetor 2024

U nënshkrua Protokolli për vëllazërim mes Shkupit dhe Izmirit

U nënshkrua Protokolli për vëllazërim mes Shkupit dhe Izmirit

Shkup, 23 mars 2023 (MIA) -  Kryetarët e qyteteve të Shkupit dhe Izmirit, Danella Arsovska dhe Mustafa Tunç Sojer sot nënshkruan Protokoll për vëllazërim mes dy qyteteve.

"Me kryetarin e Izmirit, me të cilin sot nënshkruam Protokoll për vëllazërim, theksuam gatishmëri për prëforcim të relacioneve të ndërsjellta miqësore dhe bashkëpunimit në projekte konkrete të interesit të ndërsjelltë, në fushën e turizmit, ekonomisë, kulturës, arsimit dhe mjedisit jetësor. Me këtë protokoll, Qyteti i Shkupit dhe Qyteti i Izmirit, i qasen bashkëpunimit konkret përmes realizimit të projekteve të interesit të ndërsjelltë dhe konstatimit të dinamikës adekuate për implementimin e tyre", thuhet në kumtesën e Qytetit të Shkupit.

Në takimin e sotëm me ftesë të kryetarit të Izmirit, morën pjesë deputetë, këshilltarë, prefektë nga 30 komuna nën qytetin e Izmirit, si dhe një numër i madh i shoqatave, organizatave nga komuniteti afarist dhe asociacione të mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut në Izmir.

"Ky protokoll është me rëndësi të jashtëzakonshme për Qytetin e Shkupit nga aspekti i ndërlidhjes ndërkombëtare me qytetin me të cilin interesat dhe qëllimet e dnërsjellta do të shndërrohenj në projekte në të gjitha sferat e interesit, si dhe këmbimi i përvojave të cilat janë në kompetenca të vetëqeverisjes lokale", ceket në kumtesën e Qytetit të Shkupit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR