• e enjte, 26 dhjetor 2024

U janë paguar 88,6 milionë denarë 5.400 shfrytëzuesve për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar

U janë paguar 88,6 milionë denarë 5.400 shfrytëzuesve për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar

Shkup, 25 gusht 2023 (MIA) - Janë paguar 88,6 milionë denarë për 5.400 shfrytëzues për qumështin e prodhuar dhe të dorëzuar të lopës, deleve dhe dhisë, njofton Agjencia pagesore.

Shfrytëzues të kësaj nënmase janë njësitë bujqësore - prodhues të qumështit të lopës, dhisë dhe deles të regjistruar si blegtorë, dhentë dhe dhitë në Regjistrin e fermave të llojeve të caktuara të kafshëve dhe prodhimit të tyre dhe ia kanë dorëzuar një blerësi të regjistruar të qumështit të papërpunuar. Shuma e mbështetjes është 3,5 denarë/litër për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar të lopës dhe 4,5/litër për qumështin e deles dhe dhisë së prodhuar dhe dorëzuar. Agjencia sot ka bërë pagesën për qumështin e prodhuar dhe dorëzuar në muajt maj dhe qershor të vitit 2022.

"Në periudhën e kaluar Agjencia ka realizuar edhe pagesën për qumështin e dorëzuar nga janari - prill të vitit 2023, kështu që së bashku me preminë e sotme janë paguar mbi 232 milionë denarë në këtë bazë", thotë drejtori i Agjencisë, Nikica Baçovski. qa/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR