• e enjte, 26 dhjetor 2024

U hap Panairi i 35-të ndërkombëtar i librit, tituj prej mbi 60 editues vendorë dhe të jashtëm

U hap Panairi i 35-të ndërkombëtar i librit, tituj prej mbi 60 editues vendorë dhe të jashtëm

Shkup, 4 maj 2023 (MIA) - Në arenën "Boris Trajkovski" në Shkup prej sonte është hapur Panairi i 35-të ndërkombëtar i libit, që do të mbahet deri më 10 maj, nën moton "Aroma e librit të ri e paralajmëron pranverën". Në ditët në vijim, arena e panairit do të jetë qendër e takimeve të shumta me autorë, nënshkrime të librave, punëtori edukative, tribuna, shpërblime, më pas duke e shënuar rëndësinë e leximit si shprehi, pasurimin e bibliotekës individuale, si dhe bukurinë e afinitetit të shpeshtuar për t'u dhuruar libër në raste të ndryshme.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska Stojçevska theksoi se mbështetja për Panairin e librit është me rëndësi të madhe, posaçërisht në këtë çast aktual, kur disa të dhëna tregojnë se shumë pak lexohet, ndërsa epoka e teknologjisë digjitale i mësoi njerëzit një kohë të gjatë ta kalojnë para ekraneve të telefonave të mençur, kompjuterë dhe televizorë.

Daniella Gligorovska, menaxhuese e Panairit të Shkupit, i cili është organizues i panairit të librit, theksoi se deri më 10 maj, çdo ditë prej orës 10:00, mbi 60 editues nga vendi dhe jashtë do t'i prezantojnë ofertat e veta të panairit, me tituj të njohur nga autorë të shumët me famë, për të gjithë dashamirët e fjalës së shkruar.

Bojan Sazdov, kryetar i Asociacionit të Botuesve të Maqedonisë së Veriut (ABM) paralajmëroi se tradicionalisht nesër do t'i ndajnë çmimet dhe miënjohjet për edicionet më të kira dhe më kreative, autorët më të mirë, si dhe botuesit më të mirë dhe me përgjegjësi shoqërore. ab/

foto: Ministria e Kulturës

 

QËNDRONI TË LIDHUR