• e enjte, 26 dhjetor 2024

U hap ekspozita "Maqedonia përkujton. Asnjëherë të mos harrohet!"

U hap ekspozita

Shkup, 12 mars 2023 (MIA) - Në Qendrën Përkujtimore të Holokaustit të Hebrenjve në Maqedoni, sot u hap ekspozita “Maqedonia përkujton. Asnjëherë të mos harrohet!”, përgatitur me rastin e 80-vjetorit të dëbimit të hebrenjve nga Maqedonia, nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Institutin e Historisë Nacionale– Shkup.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë përfaqësues nga sfera publike, bashkësia akademike, nga bashkësitë fetare, kori diplomatik dhe mysafirë të tjerë. Në emër të Qeverisë në ekspozitë mori pjesë Robert Allagjozovski, koordinator nacional për interkulturalizëm, një shoqëri, zhvillim të kulturës dhe bashkëpunim ndërsektorial. 
 

Ekspozita u organizua nga Arkivi Shtetëror i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Instituti i Historisë Nacionale dhe përbëhet, sipas informacioneve nga organizatorët, nga 19 panele ekspozuese, në të cilat janë paraqitur më shumë se 200 dokumente dhe fotografi, shumica e tyre nga fondet arkivore të Arkivit Shtetëror dhe që lidhen me periudha të jetës dhe funksionimit të hebrenjve në vendin tonë. fc/
 
Fotografitë: Qeveria

QËNDRONI TË LIDHUR