• e mërkurë, 27 nëntor 2024

U hap edicioni i 60-të të Bienales së Venecies

U hap edicioni i 60-të të Bienales së Venecies

Venecie, 20 prill 2024 (MIA) - Në ceremoninë zyrtare në Venecie sot u hap edicioni i 60-të i Bienales së Venecies, e cila do të zgjasë deri më 24 nëntor. Temë e bienales së sivjetme është "Të huaj çdokund".

Në solemnitet, tradicionalisht u ndanë edhe çmimet "Luani i artë". Për pavijonin më të mirë nacional, stauja i është ndarë Australisë. Çmimi për prezantim më të mirë në ekspozitë ndërkombëtare e mori Mataaho kolektiv nga Zelanda e Re. "Luanin e artë" për artist të ri pjesëmarrës në bienale e mori Karima Ashadu nga Britania e Madhe.

Çmimet "Luani i artë" për kontribut të përgjithshëm iu ndanë artistëve Ana Maria Majolino dhe Nil Jalter. Ato janë "gra pioniere në art, të cilat gjithashtu janë emigrante dhe në shumë mënyra e pasyrojnë frymën e motos Të huaj çdokund", thonë organizuesit. Ana Maria Maiolino është e lindur në itali në vitin 1942, por ishte shpërngulur në Sao Paolo, Brazil. Nil Jalter është turke, e lindir në kryeqytetin egjiptian Kajro në vitin 1938, ndërsasot jeton dhe punon në Paris.

Në Bienalen në venecie këtë vit marrin pjesë 88 vende. Në fokus të edicionin të sivjetmë janë temat për emigracionin, ekzilin dhe "prejardhjen e e huaj". Tema qendrore është "Të huaj çdokund".

Отворен е македонскиот павилјон, во кој е поставен повеќеслојниот и трансмедијален проект на Славица Јанешлиева „INTER SPEM ET METUM“ и Националната галерија на Северна Македонија како официј

Në Venecie dje u hap edhe pavijoni i vendit tonë, në të cilin është vendosur projekti disashtresor dhe transmedial i Sllavica Janeshlieva "INTER SPEM ET METUM" ("Mes shpresës dhe frikës") dhe Galerisë nacionale të Maqedonisë së Veriut si përfaqësuese zyrtare e vendit në manifestimin kulturor botëror Bienalja e Venecies 2024.

Projekti është ekspozuar në ndërtesën e Skupla dei Laneri (Scuola dei Laneri). Pavijoni është i hapur për publikun më të gjerë çdo ditë, përveç të hëënën, prej orës 11:00 deri në orën 19:00.

"Sërish pasuria jonë kulturore është e stacionuar në manifestimin kulturor botëror të Bienales së Venecies. Vepra e Sllavica Janashlievës në kontekst të temës së sivjetme 'Të huaj çdokund', me titull 'Mes shpresës dhe frikës' / 'Inter Spem et Metum' merret me aspektin e të huajit, t[ 'tjetrit', të parë përmes niveleve shumështresore të anticipimit të kontekstit", deklaroi komesarja e projektit, Dita Starova Qerimi. ab/

Foto: МIА/pllakatë

QËNDRONI TË LIDHUR