• e enjte, 26 dhjetor 2024

U bëj thirrje liderëve të të gjitha partive që ta bëjnë punën e duhur për vendin, porositi Ageler lidhur me ndryshimet kushtetuese

U bëj thirrje liderëve të të gjitha partive që ta bëjnë punën e duhur për vendin, porositi Ageler lidhur me ndryshimet kushtetuese

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - U bëj thirrje liderëve të të gjitha partive politike që ta bëjnë punën e duhur për vendin dhe për këta fëmijë, deklaroi sot ambasadorja amerikane Anxhela Ageler, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve lidhur me procesin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë parakusht për vazhdimin e negociatave me BE-në dhe qëndrimin e opozitës se nuk pranon ndryshime në Kushtetutë nën diktatin bullgar.

"Këtu sot duke i parë këta fëmijë akoma më fort jam e bindur se është shumë me rëndësi për këtë vend që të jetë në Bashkimin Evropian. Ju tashmë jeni pjesë e Evropës dhe kjo duhet të formalizohet, duke e çuar vendin drejt BE-së dhe duke i filluar ato diskutime", tha Ageler sot gjatë vizitës në fshatin Radovë me rastin e përurimit të qendrës parashkollore edukative në Bosilovë, përmes programit të USAID-it.

Ajo thekjsoi se lëvizja e vendit drejt BE-së është në interes të të gjithëve, e sidomos të më të rinjve, të cilët do të jenë të motivuar të qëndrojnë vend dhe të kërkojnë mundësi në të.

"E di se është e vështirë, por vetëm shikoni këta fëmijë, ne nuk jemi në BE, ne nga SHBA-ja nuk jemi në Evropë, por këtë e bëni që këta fëmijë të kenë mundësi që të duan të qëndrojnë në këtë vend kur të rriten, kur do ta kryejnë shkollën e mesme, kur do të shkojnë në fakultet, ata janë shembulli juaj pse është kjo e rëndësishme", tha Ageler.  mb/

QËNDRONI TË LIDHUR