• e hënë, 31 mars 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Turqia për herë të parë do të komandojë me forcat zbarkuese të NATO-s

Turqia për herë të parë do të komandojë me forcat zbarkuese të NATO-s

Ankara, 19 mars 2025 (MIA) – Nga 1 korriku 2025 deri më 30 qershor 2026, Turqia për herë të parë do ta marrë komandën me forcat zbarkuese në kuadër të Forcave Aleate për Reagim të Shpejtë të NATO-s (ARF), si pjesë e detyrimeve të saj në Aleancë, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes. 

Forcat zbarkuese të NATO-s dhe ekuivalenti i tyre rus do të marrin pjesë bashkë në stërvitjen ushtarake „Dynamic Mariner/Flotex-25“, e cila do të mbahet nga 24 marsi deri më 4 prill, njoftoi Ministria. 

Forcat aleate për reagim të shpejtë të NATO-s janë forca strategjike me lëvizshmëri të lartë me kapacitet për shpërndarje të shpejtë dhe sigurimin e mbështetjes në mbrojtje në skenarë të ndryshëm. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR