Turqia bën thirrje për bisedime mes qeverisë dhe kryengritësve në Siri, në moment kur ashpërsohet konflikti
- – Turqia bëri thirrje për bisedime mes palëve luftarake pas ofensivës së suksesshme të kryengritësve islamikë në Siri, informon DPA.
- Post By Fitore Curri
- 15:39, 2 dhjetor, 2024
Ankara, 2 dhjetor 2024 (MIA) – Turqia bëri thirrje për bisedime mes palëve luftarake pas ofensivës së suksesshme të kryengritësve islamikë në Siri, informon DPA.
“Ngjarjet e fundit tregojnë se Qeveria siriane duhet të merret vesh me popullin dhe forcat opozitare”, deklaroi shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, në konferencë për media në Ankara me homologun e tij iranian Abas Aragçi.
Turqia ka për qëllim, potencoi Fidan, që refugjatët sirianë të cilët jetojnë në Turqi të shohë se si kthehen në Siri.
Ministri bëri thirrje për ringjalljen e të ashtuquajturave bisedime nga Astana, në të cilat marrin pjesë Rusia, Irani dhe Turqia.
Moska dhe Teherani e mbështesin presidentin sirian Bashar al-Asad në luftë, përderisa Ankaraja e mbështet Armatën Kombëtare Siriane, aleancë kryengritëse e cila përbëhet nga disa fraksione të cilat të dielën filluan ofensivë kundër milicisë kurdë JPG në veri të Sirisë. fc/
Fotografia: EPA