• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Turkal për MIA-n: Elita politike në Maqedoninë e Veriut të vendosë - nëse në mënyrë të përshpejtuar do të hyjë në BE apo sërish do të negociojë për një kornizë të re

Turkal për MIA-n: Elita politike në Maqedoninë e Veriut të vendosë - nëse në mënyrë të përshpejtuar do të hyjë në BE apo sërish do të negociojë për një kornizë të re

Shkup, 30 mars 2024 (MIA) - Eksperti juridik kroat për Ballkanin Perëndimor dhe ish-kryenegociator për Kroacinë për kapitujt 23 dhe 24, në një intervistë për MIA-n, thotë se nëse sërish negociohet për një Kornizë e re negocuese, kjo do të thotë humbje edhe shumë vite për shtetin dhe kthimin e procesit të integrimit evropian nga fillimi.

Në pyetjen e MIA-s nëse në BE janë të mundshme situata për ndryshim të Kornizës negociuese, siç e kërkon opozita dhe përveç faktit që ndryshimet kushtetuese kanë veprim të vonuar, gjegjësisht kur do t'i mbyllim kapitujt, Turkal thotë se gjithçka varet nga ajo që dëshiron elita politike - nëse Maqedonia e Veriut  në mënyrë të përshpejtuar të hyjë shpejt në BE apo sërish të negociojë për një kornizë të re. 

 "Do të thotë, ajo varet se çfarë dëshiron Maqedonia, nëse elita juaj politike dëshiron që Maqedonia në mënyrë të përshpejtuar të hyjë në Bashkimin Evropian apo dëshiron sërish të negociojë për një kornizë të re negociuese, që nënkupton ta kthejë procesin në fillim", theksoi Turkal.

Sipas tij, teorikisht gjithçka është e mundur, gjithsesi, thotë, kur negociohet gjithmonë duhet të merret parasysh se po negociohet me 27 shtete-anëtare. 

"Jeni të vetëdijshëm se sa e vështirë ishte arritja e marrëveshjes për hapjen e negociatave për Maqedoninë. Me siguri jeni të vetëdijshëm dhe sa përpjekje ka bërë kryeministri ynë për t'i bindur kolegët nga Bashkimi Evropian se duhet të fillojnë negociatat me Maqedoninë. Të hapësh atë rrëfim edhe një herë,  do të thotë të kthehen gjërat në fillim. Kjo mund të nënkuptojë humbje të shumë viteve të tjera për Maqedoninë, është decid eksperti kroat.

Me Turkaljin biseduam edhe për mekanizmat për luftë kundër korrupsionit në Kroaci, mënyrën e arritjes së konsensusit politik, përfitimet e anëtarësimit një dekadë të Kroacisë në Union...

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR