• e premte, 08 nëntor 2024

Tupançeski: Nuk jam i sigurt nëse ndërrimi i shpejtë i ministrave është zgjidhja më e mirë

Tupançeski: Nuk jam i sigurt nëse ndërrimi i shpejtë i ministrave është zgjidhja më e mirë

Shkup, 1 shkurt 2023 (MIA) - Nuk jam i sigurt se ndryshimi i shpejtë i ministrave është zgjidhja më e mirë, por definitivisht nuk varet gjithçka nga  Ministria e Drejtësisë. Shumë gjëra varen nga faktorë që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt, për fat të keq apo për fat, ndoshta me Ministrinë e Drejtësisë, thotë ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski.

I pyetur për rikonstruimin e mundshëm të Qeverisë me hyrjen e Aleancës për Shqiptarët, Tupançeski tha se nuk ka absolutisht asnjë barrë se si do të jetë zhvillimi i ngjarjeve dhe se ata patjetër janë të gatshëm t'u përgjigjen të gjitha sfidave.

"Unë thashë që deri në ditën e fundit sa jemi në Ministrinë e Drejtësisë do të japim maksimumin. Nuk do të doja të komentoja për kontekstin politik apo partiak, por ne jemi padyshim një ministri që mund të mburremi me rezultatet e arritura deri më tani. Mirëpo, edhe ne kemi një ide se si t'i rrumbullaksojmë idetë tona të mëparshme në kuptim të realizimit, përmirësimit të gjendjes në vendin tonë", tha Tupançeski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vizitës së sotme në Gjykatën e Apelit në Shtip. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR