• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tuiter paralajmëroi padi kundër kompanisë Meta për shkak të "Treds"-it

Tuiter paralajmëroi padi kundër kompanisë Meta për shkak të

Los Anxhelos, 7 korrik 2023 (MIA) - Tuiteri e kërcënoi kompaninë Meta me procedurë juridike për shkak të aplikacionit të ri të quajtur "Trend" (Threads), publikuan mediat perëndimore.

Në letër dërguar drejtorit ekzekutiv të kompanisë Meta, Mark Zukerberg, avokati i cili e përfaqëson Tuiterin, Aleks Spiro e akuzon kompaninë Meta për keqpërdorim të fshehtësive tregtare dhe pronësisë intelektuale, duke punësuar ish punonjësit e Tuiterit për shkak të zhvillimit të aplikacionit me qëllime të ngjashme.

Që nga publikimi i tij të mërkurën mbrëma, "Treds" ka regjistruar dhjetëra miliona hyrje të përdoruesve. Aplikacioni, i krijuar nga ekipi i Instagramit, vjen në një kohë kur shumë përdorues të Tuiterit po kërkojnë një alternativë për t'u çliruar nga ndikimi i Ilon Mask në platformën, të cilën ai e bleu vitin e kaluar për 44 miliardë dollarë.

Zëdhënësi i Meta-s, Endi Stoun dje i mohoi akuzat dhe vuri në dukje se "askush në ekipin që zhvilloi "Treds" nuk është ish punonjës i Tuiterit".

Në 18 orët e para pas fillimit të tij, aplikacioni i ri ka mbi 30 milionë hyrje. "Treds" është i disponueshëm në mbi 100 vende, por tani për tani, jo edhe në Bashkimin Evropian, ku zbatohen rregulla strikte të privatësisë. sa/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR