• e enjte, 26 dhjetor 2024

"TUI Eruejs" nuk planifikon vitin e ardhshëm t'i ripërtërijë fluturimet sezonale nga Londra drejt Ohrit

Ohër, 12 tetor 2023 (MIA) - Kompania ajrore "TUI Eruejs" me seli në Britani të Madhe nuk planifikon t'i ripërtërijë fluturimet sezonale mes aeroportit "Getuik" të Londrës dhe Ohrit në verën e ardhshme.

Njëkohësisht nga kompania ajrore është kumtuar se planifikon t'i ripërtërijë fluturimet mes Mançesterit dhe Ohrit, që gjithashtu filloi këtë vit, dhe atë me frekuentim të rritur nga një në dy fluturime në javë.

"TUI fllaj" nga Holanda që gjithashtu është pjesë e grupacionit "TUI" do të vazhdojë me fluturimet nga Amsterdami për në Ohër.

Në fillim të këtij viti kompania ajrore "Uiz er" i ndërpreu fluturimet mes aeroportit "Luton" të Londrës dhe Ohrit.

Në periudhën nga janari deri në gusht, aeroporti i Ohrit shërbeu 186.692 udhëtarë, që është për 17 për qind më shumë në karahasim me vitin e kaluar, por është rënie prej 13,3 për qind në raport me vitin 2019. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR