Tufegxhiq: Prokuroria konfirmoi se nuk ka pasur komunikim mes babait Aleksandar dhe Ljupço Palevskit
- Avokati i Aleksandër Gjorçevskit, sot, pas përfundimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale për vrasjen e dyfishtë të së miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, në të cilën u prezantuan provat materiale, tha se u vërtetua pretendimi se nuk ka pasur komunikim mes babait të Vanjës dhe të dyshuarit të parë, Ljupço Palevski.
- Post By Fami Bajrami
- 16:07, 20 dhjetor, 2024
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) - Avokati i Aleksandër Gjorçevskit, sot, pas përfundimit të seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore Penale për vrasjen e dyfishtë të së miturës Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovskit nga Velesi, në të cilën u prezantuan provat materiale, tha se u vërtetua pretendimi se nuk ka pasur komunikim mes babait të Vanjës dhe të dyshuarit të parë, Ljupço Palevski.
"Vetë prokurori publik e ka konfirmuar atë që pohojmë që nga dita e parë, gjegjësisht se nuk ka komunikim. Prokurori publik sot i ka sqaruar provat, është vërtetuar se Aleksandri ka pasur komunikim me Dejan Dimovskin si kryetar, ka pasur komunikim me Muzafer Harishiqin dhe Goce Trajkovskin", tha Vlladimir Tufegxhiq.
Kjo tregon, thotë, se Aleksandri ka vepruar ekskluzivisht me udhëzimet e nëpunësve policorë, me të cilët ka shkëmbyer video materiale.
"Me këtë tregohet se Aleksandri ka vepruar ekskluzivisht me udhëzimet e nëpunësve policorë, ka shkëmbyer video materiale dhe ka pasur komunikim në atë drejtim. Në fund, siç edhe ju vetë keni qenë dëshmitarë, prokurori publik ka konfirmuar se në periudhën kritike ka prova se Aleksandri ka kontaktuar vetëm Zoricën, Vanjën dhe Minjën, kjo është ajo ku përfundon e tëra", tha Tufegxhiq.
Në kuadër të procedurës dëshmuese, shtoi, i propozoi Gjykatës shqyrtimin e raporteve të gazetarëve disa orë pas publikimit të nënës Zorica Gjorçevska, si dëshmi për atë se kush e informoi i pari opinionin se dyshonte se vajza është rrëmbyer.
"Unë si mbrojtës, pres që të parashtrohet vetëm edhe një provë, të cilën ne e propozuam në procedurës dëshmuese, e ato janë raportet e juaja gazetareske pak orë pas publikimit të nënës në rrjetet sociale për fëmijën e zhdukur. Provat i referohen asaj se, kush i pari e informoi opinionin se dyshonte se vajza është rrëmbyer. Mbetet vetëm që, Aleksandri të dëgjohet dhe për ne si mbrojtje ka përfunduar procedura e provave dhe Gjykata mund të marrë vendimin e saj", tha Tufekxhiq. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s