• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tubim solemn i Minsitrisë së Mbrojtjes dhe SHM-së me rastin e Ditës së Armatës: Respekt dhe mirënjohje për guximin dhe përkushtimin e të gjithë pjesëtarëve të ARM-së

Tubim solemn i Minsitrisë së Mbrojtjes dhe SHM-së me rastin e Ditës së Armatës: Respekt dhe mirënjohje për guximin dhe përkushtimin e të gjithë pjesëtarëve të ARM-së

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Në prag të 18 gushtit - Ditës së Armatës, në paltonë para Minsitrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë sot u mbajt tubim tradicional solemn i të punsëuarve në Shtatmadhori dhe Minsitri, ku para të prnaishmëve folën shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli, Vasko Gjurçinovski dhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski.

Duke ua uruar Ditën e Armatës, të punësuarve në Shtatmadhori dhe Ministrinë  Mbrojtjes, gjenerali Gjurçinovski theksoi se është krenar me profesionizmin dhe përkushtimin në punë të të gjithë të punësuarve, duke cekur me atë rast se gjatë gjashtë viteve të kaluara janë realizuar numër i madh përmirësimesh të kushteve për jetë dhe punë dhe modernizim me rezultate të dukshme. Në fund të fjalimit të tij, të punësuarve u dëshiroi suksese të mëtutjeshme.

Ministri Misajllovski në fjalimin e vet theksoi se dita e sotme është shkas për cekjen e arritjeve dhe shprehjen e respektit dhe mirënjohjes për guximin dhe përkushtimin e të gjithë pjesëtarëve të Armatës.

Ai foli edhe për pjesëtarët e Armatës të cilët dhanë jetët gjatë kryerjes së detyrës.

Në solemnitetin e sotëm, me rastin e Ditës së Armatës, u kumtuan urdhra për avancime në gradë më të lartë, pushime shpërblyese, plaketa, mirënjohje dhe masa të tjera stimuluese për pjeëstarët e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe organizatave të cilat kontribuuan për zhvillimin e mbrojtjes dhe Armatës.

Në përputhje me solemnitetin ministri i Mbrojtjes Misajllovski, shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Gjurçinovski, zëvendës-shefi i SHM-së, gjeneral-majori Azim Nuredini dhe delegacioni i përbërë nga prëfaqësues të familjeve të mbrojtësve të rënë vendosën lule para pllakës përkujtimroe të mbrojtësve të rënë para Ministrisë së Mbrojtjes.

Paraprakisht, me rastin e shënimit të 18 Gushtit - Ditës së Armatës, sot në varrezat e qytetit në Butel-Shkup delegacionet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë, kabineti i presidentes, Kuvendi, Qeveria, Lidhja e Shoqatave të Luftëtarëve nga LNÇ, Organizata e eprorëve ushtarak rezervë, qyteti i Shkupit e të tjerë, me nderime ushtarake do të vendosin kurora lulesh në varrezat partizane, në varrin e presidentit të ndjerë Boris Trajkovski, ish presidentit Kiro Kligorov dhe në varrin e gjeneralit Mihailo Apostolski.

Në tubimin solemn të të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorisë morën pjesë edhe zëvendësministrja e Mbrojtjes, Elfet Ismaili, zëvendës-shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-majori, Azim Nuredini dhe sekretarja shtetërore, Elizabeta Çupovska Ristova.

Me ceremoni ushtarake në të njejtën kohë festa e Armatës u shënua në komandat dhe njësitë e Armatës në të gjitha kazermat në vend.

Solemniteti qendror me rastin e Ditës së Armatës do të realizohet më 18 gusht në Qendrën për Trajnim në ujë, në Ohër, ku do të marrë pjesë kreu më i lartë ushtarak dhe shtetëror, theksojnë nga Zyra për marrëdhënie me opinionin pranë SHM të ARM-së. ab/

Fotо: Zyra për marrëdhënie me opinionin pranë SHM të ARM-së

QËNDRONI TË LIDHUR