• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tryeza e rrumbullakët për forcimin e të drejtave të grave në punë dhe luftën kundër diskriminimit gjinor

Tryeza e rrumbullakët për forcimin e të drejtave të grave në punë dhe luftën kundër diskriminimit gjinor

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Tryezë e rrumbullakët dhe diskutim me temën "Forcimi i të drejtave të grave në punë dhe lufta kundër diskriminimit gjinor në sektorin privat” do të mbahet sot në Shtip, në organizim të Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Punës "Puntori i zëshëm".

Debati do të fokusohet në zgjidhjen dhe tejkalimin e sfidave me të cilat përballen gratë në vendin e punës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për diskriminimit gjinor në sektorin privat, inkurajimin e dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet palëve kyçe të intersuara për përmirësimin e kontratave të punës dhe kushteve të punës për gratë.

"Qëllimi ynë është të krijojmë platformë për diskutime kuptimplote që do të dërgojnë në zgjidhje të zbatueshme, duke nxitur mjedise të cilët kanë prioritet mirëqenien e grave që punojnë. Ne besojmë se duke angazhuar gra sipërmarrëse, përfaqësuese nga Ministria e Punës, Komisioni për Mbrojtjen dhe Parandalimin e Diskriminimit dhe Inspektorati Shtetëror i Punës, mund të punojmë për zhdukjen e praktikave diskriminuese dhe promovimin e barazisë gjinore në vendin e punës. Ne vlerësojmë njohuritë dhe përvojën tuaj, ndërsa pjesëmarrja juaj do të përmirësojë shumë cilësinë e diskutimit tonë", theksojnë organizatorët.

Tryeza e rrumbullakët organizohet në kuadër të projektit "Fuqizimi institucional dhe ekonomik i grave dhe vajzave nga rajoni lindor 2", i mbështetur fianciarisht nga Fondacioni  i Suedisë The Kvinna till Kvinna Foundation. rq/fc/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR