• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tryezë e rrumbullakët "Qasje të mira të pushtetit lokal për ndërtimin e besimit të qytetarëve"

Tryezë e rrumbullakët

31 janar 2024

Responsiviteti më i madh i komunave, masa dhe qasje më të suksesshme që ngjallin besim tek qytetarët, intensifikimi i bashkëpunimit ndërkomunal dhe shkëmbimi i përvojave, por edhe fuqizimi i procesit të decentralizimit - këto janë vetëm një pjesë e rekomandimeve që kryetarët e komunave, përfaqësuesit e komunave, si dhe përfaqësuesit e partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile diskutuan sot në tryezën e rrumbullakët “Qasjet e mira të pushtetit lokal për ndërtimin e besimit te qytetarët” organizuar nga Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI).

Jasmina Trajkoska – Naumoska, autore e analizës së masave dhe qasjeve të mira të pushtetit lokal për ndërtimin e besimit te qytetarët “Hapa të domosdoshme për komunat – përfitime thelbësore për qytetarët”, theksoi nevojën e aplikimit të praktikave të mira në sa më shumë komuna, si dhe të njëjtat të zhvillohen dhe të mirëmbahen në vazhdimësi.

Në tryezën e rrumbullakët u drejtuan Orce Gjorgjievski, kryetar i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (BNJVL) dhe kryetar i komunës së Kisella Vodës, i cili foli për rolin e BNJVL-së në nxitjen e shkëmbimit të praktikave të mira ndërmjet komunave, Boban Stefkovski, kryetar i komunës së Gazi Babës, i cili prezantoi aktivitetet e komunës për përmirësimin e komunikimit me qytetarët, Elena Magjerovska – Palikarova, nënkryetare e komunës së Strumicës e cila prezantoi Sistemin 48 për zgjidhjen e kërkesave të qytetarëve, Todor Efremov, sekretar i Komunës së Kavadarit i cili ndau përvojat e komunës nga masa "Moj opshtinar", si dhe Valbon Limani, kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit, i cili ndau rëndësinë e qasjes personale të kryetarit, këshilltarëve dhe administratës së komunës në ndërtimin e besimit te qytetarët.

Ilina Mangova, këshilltare rajonale për Evropën në IRI ndau rezultatet e hulumtimit cilësor: diskutimi në fokus grupe dhe testimi i përvojës së përdoruesve të shërbimeve të pushtetit lokal, që IRI zbatoi në 7 njësi të vetëqeverisjes lokale. Gjetjet tregojnë se pjesa më e madhe e komunave të hulumtuara nuk janë responsiv mjaftueshëm, pra nuk kanë qasje sistematike në pranimin, regjistrimin, monitorimin dhe komunikimin e kërkesave të qytetarëve të paraqitura online, me telefon ose në person, gjë që i bën qytetarët të ndihen të padëgjuar të zhgënjyer dhe të dekurajuar për t'iu drejtuar sërish komunave.

Në eventin për ndarjen e qasjeve, masave dhe shërbimeve të mira morën pjesë kryetarët e komunave të Haraçinës, Manastirit, Berovës, Koçanit, Llozovës, Kamenicës së Maqedonisë, Negotinës, Pehçevës, Sveti Nikollës, Çashkës, përfaqësues të lartë nga komunat tjera, si dhe organizatat me ndikim të shoqërisë civile që punojnë në temën e pushtetit lokal.

 Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI)

________________________________________________________________________________________ MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Fotografia: IRI

 

QËNDRONI TË LIDHUR