Tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Këshillin Gjyqësor
- Në organizim të Ministrisë së Drejtësisë sot në Gjykatën Themelore të Gostivarit do të mbahet tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak adresimit të rekomandimeve nga Misioni vlerësues për Këshillin Gjyqësor.
- Post By Fami Bajrami
- 07:42, 12 dhjetor, 2024
Shkup, 12 dhjetor 2024 (MIA) - Në organizim të Ministrisë së Drejtësisë sot në Gjykatën Themelore të Gostivarit do të mbahet tryezë e rrumbullakët për nevojën e ndryshimeve dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak adresimit të rekomandimeve nga Misioni vlerësues për Këshillin Gjyqësor.
Qëllimi i ngjarjes është nxitja e debatit të ekspertëve për përmbajtjen e draft-ndryshimeve dhe plotësimeve në Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, të përgatitur nga ana e grupit punues në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.
Tryeza e rrumbullakët është e treta nga disa ngjarje për konsultime të cilat Ministria e Drejtësisë i ka organizuar me qëllim të sigurohet një proces transparent dhe gjithëpërfshirës e cila do të kontribuojë në avancimin e kuadrit ligjor që rregullon punën e Këshillit Gjyqësor.
"Konkluzionet dhe rekomandimet nga tryeza e rrumbullakët do të jenë bazë për përmirësimin e mëtutjeshëm të tekstit të ndryshimeve dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor, paralajmëron Ministria e Drejtësisë.
Ngjarja është në bashkëpunim dhe me mbështetje nga projekti Mbështetja e BE-së për sundimin e ligjit. rq/
Foto: arkivi i MIA-s