• e diel, 07 korrik 2024

Trup i një mashkulli është nxjerrë nga ujërat e Vardarit në rajonin e Qendrës në Shkup

Trup i një mashkulli është nxjerrë nga ujërat e Vardarit në rajonin e Qendrës në Shkup

Shkup, 21 maj 2024 (MIA) - Trupi i një burri mbrëmë është nxjerrë nga ujërat e Vardarit në zonën e Qendrës në Shkup, kumtoi MPB-ja.

Mbrëmë është raportuar se rreth orës 19:50 në SPB Shkup në lumin Vardar, në zonën e Qendrës, ishte vërejtur trupi i një burri.

"Shërbimet policore nga Njësiti policor për intervenim pranë SPB Shkup e kanë nxjerrë trupin nga lumi. Mjek nga ndihma emergjente ka konstatuar vdekjen, ndërsa një ekip nga SPB Shkup ka kryer ekspertizë", njoftuan nga MPB-ja.

Pas urdhërit të prokurorit publik, trupi është dorëzuar për autopsi. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR