• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tripunovski për çmimet dhe marzhat: Do të dalim me një plan konkret se si t'i mbrojmë fermerët dhe qytetarët

Tripunovski për çmimet dhe marzhat: Do të dalim me një plan konkret se si t'i mbrojmë fermerët dhe qytetarët

Shkup, 10 shtator 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski, në lidhje me çmimet dhe Ligjin për Praktika të padrejta tregtare, njoftoi se së shpejti do të ketë një plan konkret se si do të veprohet, ndërsa qëllimi primar është, përmendi, të mbrohen edhe fermerët edhe qytetarët.

Tripunovski në konferencën për shtyp informon se është në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Ekonomisë.

"Ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë bashkëkompetente të Ekonomisë. Do të bëjmë një plan se si do të veprojmë për t'i mbrojtur edhe fermerët edhe qytetarët. Punojmë se si të veprohet në mënyrë korrekte në periudhën e ardhshme me qëllim që fermerët të mos dëmtohen sepse në të kaluarën, ishin të vetmit të dëmtuar, ndërsa gjithë të tjerët kishin profit serioz që ishte në dëm të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Prandaj, në periudhën e ardhshme, së bashku me Ministrinë do të dalim me një plan konkret se si të veprojmë për t'i mbrojtur edhe fermerët edhe qytetarët", theksoi ministri duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve. sa/

Foto/video: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR