• e martë, 24 dhjetor 2024

Tripunovski: Me rigjenerimin e sotëm të pyjeve u mbulua një sipërfaqe më e madhe, Maqedonia meriton hapësira të gjelbra

Tripunovski: Me rigjenerimin e sotëm të pyjeve u mbulua një sipërfaqe më e madhe, Maqedonia meriton hapësira të gjelbra

Shkup, 14 dhjetor 2024 (MIA)- Sot së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, disa nga deputetët dhe drejtorin e “Pyjeve Kombëtare” jemi në Istivnik të Ri, pranë Dellçevës, ku u bashkuam në aksionin për regjenerimin e pyjeve. Ky aktivitet është pjesë e Programit për riprodhim të zgjeruar të pyjeve. Në Dellçevë po rigjenerohen 51 hektarë të fundit, ndërsa i gjithë Programi përfshin regjenerimin e 214 hektarëve, tha sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

“Gjatë periudhës së kaluar ‘Pyjet Kombëtare’, së bashku me kompani të tjera që kanë përgjegjësi shoqërore kanë realizuar regjenerim të pyjeve në mbi 400 hektarë. Janë mbjellë më shumë se 850,000 fidanë,“ sqaroi ministri Tripunovski.

Sipas tij, ruajtja e pyjeve ka një rëndësi të madhe, ndërsa ripërtëritja e tyre nuk është thjesht mbjellje e drurëve. Përmes programeve për riprodhim të zgjeruar dhe të thjeshtë të pyjeve, mund të kontribuojmë në zvogëlimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike.

Ai shtoi se vitin e ardhshëm do të rriten fondet për riprodhim të zgjeruar dhe të thjeshtë, me qëllim që të përfshihen sa më shumë sipërfaqe për regjenerim të pyjeve, sidomos ato që janë dëmtuar nga zjarret.

QËNDRONI TË LIDHUR