• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Tripunovski i njohu peshkatarët nga Ohri dhe Struga me bazën e re të peshkimit për liqenin e Ohrit

Tripunovski i njohu peshkatarët nga Ohri dhe Struga me bazën e re të peshkimit për liqenin e Ohrit

 Ohër, 15 nëntor 2024 (MIA) -  Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot ishte për një vizitë pune në Ohër dhe Strugë, ku u takua me përfaqësues të shoqatave të peshkimit dhe peshkatarë nga ai rajon.

 Tripunovski tha se qëllimi i vizitës është njohja e peshkatarëve me bazën e re të peshkimit të miratuar së fundmi, e cila ofron shtatë zona peshkimi për peshkim komercial dhe një zonë rekreative në nivelin e gjithë liqenit për Liqenin e Ohrit si pellg ujëmbledhës.

 "Me atë që sollëm si Ministri e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, përmbushim edhe një tjetër premtim nga periudha parazgjedhore", tha ai.

Ministri theksoi se, krahas peshkimit rekreativ, baza e peshkimit vë në funksionim të gjithë liqenin, gjegjësisht do të jetë nën kontroll edhe peshkimi komercial, që siç tha ai do të nënkuptojë mbrojtje shtesë të stokut të peshkut në Liqenin e Ohrit. 

 Foto: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

 

QËNDRONI TË LIDHUR