• e shtunë, 23 nëntor 2024

Tripunovski: Angazhohemi në transformim dhe kthim të dinjitetit të bujqve

Tripunovski: Angazhohemi në transformim dhe kthim të dinjitetit të bujqve

Shkup, 2 tetor 2024 (MIA) - Kemi trashëguar një ministri krejtësisht të rrënuar, me borxhe, paga të papaguara, subvencione të mbetura, projekte krejtësisht të bllokuara dhe dyshime serioze për krim të udhëheqjes së mëparshme. Ne kemi trashëguar kaos dhe çrregullim total, por nuk duhet të ketë justifikime. Është përgjegjësia jonë t'i përmirësojmë gjërat. Kjo është Qeveria e bujqve, do të dëshmojmë se janë partnerë tanë dhe së bashku do të krijojmë politika bujqësore, tha sot ministri i këtij dikasteri Cvetan Tripunovski në konferencë për media me rastin e punës së bërë në 100 ditët e kaluara.

Sipas tij, një qind ditë është periudhë e vogël që Qeveria të tregojë se është e drejtuar drejt zgjidhjes së problemeve të bujqve. 

“Angazhohemi në transformim dhe kthim të dinjitetit të bujqve maqedonas. Fokusi im janë kërkesat e tyre, jeta e tyre më e mirë dhe më cilësore. Mbetemi të përkushtuar 100 për qind me përgjegjësi që të punojmë në interes të bujqve”, nënvizoi Tripunovski. 

Duke folur për vendimet dhe zgjidhjet e realizuara deri më tani, përkujtoi se në mbledhjet e para qeveritare ishte marrë Vendim për pagesë të më shumë se 600 milionë denarë subvencione të mbetura. Vazhdon, tha ministri, servisimi i rregullt i mbështetjes, ndërsa përfundimisht, pas shtatë vjetëve, çmimin e blerjes e dakordojnë bujqit dhe qendrat e blerjes. fc/

Fotografia: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR