• e martë, 24 dhjetor 2024

Tripunovski: Çmim historik prej 500 denarë për kilogram duhan të klasit të parë

Tripunovski: Çmim historik prej 500 denarë për kilogram duhan të klasit të parë

Shkup, 15 dhjetor 2024

Pas një serie takimesh të organizuara nga Kryeministri së bashku me prodhuesit e duhanit dhe blerësit, u arrit një marrëveshje për një çmim që kënaq prodhuesit e duhanit, dhe kjo është që klasa e parë të blihet për 400 denarë. Kemi një rritje nga 375 denarë në 400 denarë, theksoi Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në një deklaratë për media gjatë aktivitetit të sotëm “Dita e Bletarisë - Njohuri dhe Shoqërim 2024.”

“Subvencionin për klasën e parë të duhanit nga 80 denarë e kemi rritur në 100 denarë,” nënvizoi ministri Tripunovski.

Ai në deklaratën e tij për media shtoi se është arritur një çmim i përbashkët prej 500 denarësh, që është pranuar me kënaqësi të gjerë nga prodhuesit e duhanit.

“Me këtë tregojmë se kjo degë është me rëndësi të madhe për ne, si nga aspekti social ashtu edhe nga ai ekonomik,” tha ai.

Ministri theksoi se kjo masë është përshëndetur edhe nga Unioni i prodhuesve të duhanit.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave

__________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR