Trinidad dhe Tobago i hapin aeroportet për ushtrinë amerikane
- Në kulmin konfilktit mes SHBA-së dhe Venezuelës, shteti ishull karibian Trinidad dhe Tobago u ka lejuar aeroplanëve luftarakë amerikanë që ta përdorin aeroportin e saj për qëllime logjistike, njoftoi mbrëmë Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi.
Port of Spejn, 16 dhjetor 2025 (MIA) - Në kulmin konfilktit mes SHBA-së dhe Venezuelës, shteti ishull karibian Trinidad dhe Tobago u ka lejuar aeroplanëve luftarakë amerikanë që ta përdorin aeroportin e saj për qëllime logjistike, njoftoi mbrëmë Ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi.
Ky shtet ishull ndodhet vetëm disa kilometra nga bregu i Venezuelës në Amerikën Jugore. Ministria e Punëve të Jashtme në kryeqytetin Port of Spejn njoftoi se i ka dhënë autorizim SHBA-së që ta përdorin aeroiportin e saj në javët në vijim për qëllime siç janë furnizime me racione të personelit.
Trinidad dhe Tobago tashmë ka mbajtur stërvitje ushtarake me SHBA-në dhe ka miratuar instalimin e sistemit radar në ishillij Tobago nga ana e ushtrisë amerikane, njofton DPA.
Ndërkohë, agjencia gjermane e lajmeve transmeton se Venezuela ka shpallur fund të bashkëpunimit me Trinidad në sektorin e furnizimit me gaz natyror, duke e akuzuar vendin për implikim në "vjedhjen e naftës së Venezuelës".
Qeveria në Karakas pohon se fqinji i saj ka luajtur një rol në sulmin e forcave amerikane ndaj një anijeje cisternë nafte në brigjet e Venezuelës. Ministria e Punëve të Jashtme e Venezuelës nuk shpjegoi në deklaratën e saj se si dyshohet se Trinidad ishte i përfshirë.
Uashingtoni ka zgjeruar praninë e tij ushtarake në Karaibe për muaj të tërë me aeroplanë luftarakë, anije luftarake dhe ushtarë. mb/
Foto: EPA