• e enjte, 26 dhjetor 2024

“Trikafta” mbërriti në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, terapi do të marrin shtatë pacientë të rritur dhe një fëmijë 

“Trikafta” mbërriti në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, terapi do të marrin shtatë pacientë të rritur dhe një fëmijë 

Shkup, 9 mars 2023 (MIA) - Ilaçi “Trikafta” për fibrozë cistike ka mbërritur në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve, kumtoi sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. 

Në bashkëpunim me institucionet tjera, siç shpjegoi ai, është zgjidhur çështja më urgjente e kësaj kategorie pacientësh.

“Presim që me këtë terapi të përmirësohet ndjeshëm cilësia e jetës së pacientëve me fibrozë cistike”, theksoi ministri.

Ai përsëriti se pacientët janë në fokus të angazhimit të tyre si Ministri e Shëndetësisë.

Ministri sqaroi se në bashkëpunim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski po kërkohet zgjidhje edhe për të tjerët të prekur nga kjo diagnozë.

Drejtoresha e Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Stojka Fushtiq tha se ilaçi ka mbërritur në mëngjes dhe tashmë janë duke u pranuar pacientë që duhet të fillojnë me terapi.

"Në klinikën kemi gjashtë pacientë, ndërsa dy do të udhëhiqen në Klinikën e Pulmologjisë. Nga tetë pacientët, dy janë në gjendje kritike. Shtatë pacientë janë mbi 18 vjeç, ndërsa një pacient është fëmijë. Morëm një çmim pak më të ulët se sa pritej, nga ai i shpalluri publikisht. Kemi bërë kërkesë në Fondin e Shëndetësisë, shtesë në kuadër të të njëjtit buxhet, që të përfshihen edhe katër pacientë të tjerë. Bëhet fjalë për terapi vjetore, një herë në muaj do t'u japim terapi tabletash", sqaroi ajo. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR