• e premte, 27 dhjetor 2024

Tribunë e LSDM-së: Para nesh është një shans historik për të vazhduar rrugën evropiane, dora për dialog mbetet e shtrirë

Tribunë e LSDM-së: Para nesh është një shans historik për të vazhduar rrugën evropiane, dora për dialog mbetet e shtrirë

Shkup, 25 qershor 2023 (MIA) - Tani është koha që të vazhdohet në rrugën e duhur, sepse e kemi përgjegjësinë para qytetarëve. Dallimi është mes izolimit dhe integritetit në BE. Para nesh është një shans historik që ta vazhdojmë rrugën evropiane të vendit. Dora jonë për dialog mbetet e shtrirë, porositi sot lideri i LSDM-së dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski në tribunën "MK në BE deri në vitin 2030, rezultate që e bëjnë dallimin", që organizohet nga Komisioni i Punëve të Jashtme dhe Eurointegrimeve të LSDM-së, që u mbajt në Kumanovë.

Kovaçevski bëri thirrje për unitet, duke potencuar se përgjegjësia është e të gjithë aktorëve politikë dhe se nuk është koha për retorikë populliste. 

"Qytetarët dëshirojnë që të jetojnë në BE dhe ne duhet që vendimin ta sjellim për shkak të qytetarëve, interesit të vendit, populli duhet ta vendosë në radhë të parë", tha Kovaçevski. 

Ai theksoi se VMRO-DMPNE -ja deri tani nuk nuk e kanë mbështetur asnjë vendim strategjik. 

"Nuk mund të lejojë një parti që të mos jetë pjesë e asnjë procesi politik të shtetit, të mos e mbështesë asnjë vendim të rëndësishëm për të ardhmen e vendit. Së bashku duhet të qëndrojmë, krah për krah dhe t'i mbrojmë së bashku interesat shtetërore", tha Kovaçevski.

Ai theksoi se kur mendohet në mënyrë vizionare dhe si burrështetas, qëllimet arrihen ngadalë por me siguri.

"Tridhjetë vite nuk janë shumë në kuptimin historik, por kur ulesh të bësh një bilanc, është arritur shumë, sidomos kur janë përfshirë qeveritë e udhëhequra nga LSDM-ja", tha Kovaçevski.

Sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar i LSDMS-së dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariqiç tha se qëllimi është që sa më shpejtë të arrijmë deri aty ku sot janë Çekia, Sllovenia, Rumani, Bullgaria dhe Kroacia. 

"Nëse sot përmes ndihmës IPA ne marrim mesatarisht njëqind milionë euro në vit, nëse marrim projekte që kapin rreth njëqind milionë euro tani, ne po luftojmë që kur të bëhemi anëtare të marrim aq sa marrin anëtarët e BE-së tani. Atëherë do të merrnim një miliard në vit", shtoi Mariçiq në tribunën e sotëm.

Siç tha ai, duhet t'i heqim të gjitha pengesat vetëm me vendime të mençura.

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Integrime Evropiane i LSDM-së, Filip Tosevski, në tribunë theksoi se në gjashtë vitet e fundit është bërë shumë për ta faktorizuar shtetin në rrafshin ndërkombëtar, si partner të barabartë dhe kredibil në bashkësinë euroatlantike të shteteve.

Tosevski theksoi se qëllimi përfundimtar historik i politikës së jashtme - anëtarësimi i plotë në Bashkimin Evropian, është në pritje të realizimit të tij përfundimtar.

"Mbetet të zbatohen ndryshimet kushtetuese për të vijuar me hapjen thelbësore të negociatave për grupet dhe kapitujt individualë pas përfundimit të shqyrtimit. LSDM dhe kjo qeveri synojnë që deri në vitin 2030 Maqedoninë e Veriut ta fusin dhe do ta fusin si anëtare të plotë, me identitetin dhe gjuhën e saj, në familjen e madhe të Bashkimit Evropian", tha Tosevski. qa/shk/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR