• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tribunë "Puna e Maqedonisë së Veriut - Politika Sociale Evropiane" në kuadër të fushatës "Ne jemi Evropë"

Tribunë

Shkup, 1 shtator 2023 (MIA) - Në kuadër të fushatës "Ne jemi Evropë", të organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane, sot në Strumicë do të mbahet tribunë e hapur "Puna e Maqedonisë së Veriut - Politika sociale evropiane". 

Ngjarja është pjesë e karvanit informativ të organizuar nga SÇE, nën moton "Panairi i vlerave evropiane", ndërsa në kuadër të karvanit do të prezantohen mundësitë dhe përfitimet e bisedimeve të cilat i ofron anëtarësimi në BE.

Tribuna e parë, me të cilën edhe zyrtarisht filloi fushata "Ne jemi Evropë", u mbajt pardje në Shkup, në temën "BE-ja për ekonominë e Maqedonisë së Veriut", ndërsa fjalim kishte kryeministri Dimitar Kovaçevski. 

Fushata "Ne jemi Evropë" do të realizohet në tetë qytete të shtetit dhe përveç se Shkupi dhe Strumica do të vizitohen edhe Manastiri, Kumanova, Ohri, Prilepi, Tetova dhe Shtipi. Temat të cilat do të përfshihen janë ekonomi, kulturë, energjetikë, turizëm, bujqësi, rini, infrastrukturë dhe politikë sociale. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR