• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tribunë përmbyllëse në kuadër të fushatës "Ne jemi Evropë" në temë energjetika

Tribunë përmbyllëse në kuadër të fushatës

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Tribuna e tetë përmbyllëse në kuadër të fushatës "Ne jemi Evropë" do të mbahet sonte në Kumanovë. Tema e tribunës është anëtarësimi në BE nga aspekti i energjetikës. 

Është paralajmëruar fjalim i kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Koordinim të Dikastereve Ekonomike dhe Investime, Fatmir Bytyqi, ministrit të Financave, Fatmir Besimi, si dhe i ambasadorit të Bashkimit Evropian, Dejvid Gir dhe të ambasadores së Gjermanisë, Petra Dreksller. 

Fushata "Ne jemi Evropë" kryesues i të cilës është zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, realizohet në tetë qytete të vendit. 

Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE) dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i afirmojnë dhe promovojnë vlerat evropiane, në kohë të vendimeve të rëndësishme për vazhdimin e procesit anëtarësues në BE, të cilat na interesojnë të gjithëve, qytetarëve edhe atë në frymën e demokracisë, multikulturalizmit, sundimit të drejtësisë, respektimit të të drejtave themelore dhe të njeriut, bëhet e ditur në kumtesën e SÇE-së. fc/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR