• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tribunë për mbrojtjen e biodiversitetit të Malit Sharr

Tribunë për mbrojtjen e biodiversitetit të Malit Sharr

Shkup, 16 tetor 2024 (MIA) - Tribuna e dytë nga projekti "Mbrojtja e biodiversitetit të florës dhe faunës së Malit Sharr - imperativ shoqëror" që e realizoi Shoqata për kulturë dhe art "Tradita" - Tetovë do të mbahet sot në shkollën fillore "Kirill Pejçinoviq" në Tearcë.

Sipas agjendës, ngjarja do të fillojë në ora 11:30 me fjalimin e Selam Sulejmanit, kryetar i Shoqatës "Tradita", i cili do ta prezantojë projektin dhe rëndësinë nga implementimi i tij në rajonin e Pollogut, respektivisht në komunat Tearcë, Tetovë dhe Bogovinjë.

Pastaj, Agron Salihi do të mbajë ligjerim me temë "Mbrojtja e biodiversitetit të florës së faunës në Malin Sharr - Imperativ shoqëror", pas çka do të vijojë diskutim.

Ngjarja është e përkrahur nga CNVP - Organizatë për lidhjen e vlerave natyrore dhe njerëzve, në kuadër të projektit "Shfrytëzimi i përhershëm i resurseve natyrore për bahskëpunim ndërkufitar socio-ekonomik në rajonet e mbrojtura në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR