• e enjte, 26 dhjetor 2024

Tribunë e parë në kuadër të fushatës "Ne jemi Evropë"

Tribunë e parë  në kuadër të fushatës

 Shkup, 30 gusht 2023 (MIA) - Tribuna e parë e hapur në kuadër të fushatës "Ne jemi Evropë", me temë: “BE-ja për ekonominë e Maqedonisë së Veriut”, do të mbahet sonte në orën 19, ndërsa fjalim do të mbajë edhe Kryeministri Dimitar Kovaçevski. Tribuna do të mbahet në sheshin "Jadran" afër Shtëpisë Arabe në Shkup,  bënë të ditur nga pres shërbimi qeveritar. 

Krahas Kryeministrit Kovaçevski, në tribunën e hapur do të flasin edhe Bojan Mariçiq, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë, Hoze Luiz Lozano Garsia, ambasador i Mbretërisë së Spanjës në vend, Bllagica Petreski nga Instituti për Analiza Ekonomike Fajnans Tink, si dhe Irena Jakimovska nga kompania "Komfi Angel".

 "Në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për përmbushjen e qëllimit strategjik – anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, Sekretariati për Çështje Evropiane organizon një sërë ngjarjesh në disa komuna të vendit, me qëllim të organizimit të një karvani informativ të manifestimeve nën moton "Panairi i vlerave evropiane". Në kuadër të karvanit do të prezantohen mundësitë dhe përfitimet e bisedimeve që ofron anëtarësimi në BE", shpjegojnë nga pres shërbimi qeveritar.

 Me këtë eveniment fillon edhe zyrtarisht fushata “Ne jemi Evropë”, e cila do të realizohet në 8 qytete të vendit, edhe atë në: Shkup, Manastir, Kumanovë, Ohër, Prilep, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, të cilat do të kenë një fushë konktrzr tematike, gjegjësisht ekonomia, kultura, energjia, turizmi, bujqësia, rinia, infrastruktura dhe politika sociale.

 Foto: Faqja në Fejsbuk e Kryeministrit Dimitar Kovaçevski

QËNDRONI TË LIDHUR