• e enjte, 03 tetor 2024

Tri gra lëndohen në një aksident në afërsi të "Mavrovases"

Tri gra  lëndohen në një aksident në afërsi të

 Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Tri gra janë lënduar sot në aksidentin e trafikut që ka ndodhur në afërsi të qendrës tregtare "Mavrovasja", pasi një autobus ka dalë nga rruga.

  

Nga Ndihma e Shpejtë Mjekësore për MIA-n kanë konfirmuar se janë lënduar tri gra, njëra prej të cilave është ankuar për dhimbje në kërdhokull, ndërsa dy të tjerat kanë pësuar lëndime të lehta. Të trija me autoambulancë janë transportuar në Klinikën  "Shën Naumi i Ohrit".

 Në vendin e aksidentit ka dalë policia dhe po kryen hetimet, ndërsa më shumë detaje do të njoftohen më vonë.

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR