• e enjte, 07 nëntor 2024

Treshja e Vajmarit në Kuvend: Ndryshimet kushtetuese janë parakushti i vetëm për hapje të kapitujve negociues

Treshja e Vajmarit në Kuvend: Ndryshimet kushtetuese janë parakushti i vetëm për hapje të kapitujve negociues

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, bashkë me nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e Grupeve parlamentare të LSDM-së dhe Koalicionit, VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit, BDI-së, Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësuesit e partive politike Alternativa dhe BESA, u takuan me Ana Lirman, ministren për Evropë të Republikës Federale të Gjermanisë, me Lorens Bun, sekretare shtetërore e ngarkuar për Evropë pranë Këshillit të Ministrave të Republikës Franceze dhe Shimon Shinkovskin, ministrin e Çështjeve Evropiane të Republikës së Polonisë.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, kryetari Xhaferi e përshëndeti këtë vizitë në çastin e vërtetë dhe e përsëriti përkushtimin e vendit tonë për realizimin e qëllimeve strategjike për anëtarësim në NATO dhe në BE.

"Bashkëbiseduesit ishin të informuar për aktivitetet aktuale në Kuvend në kontekst të këtyre qëllimeve, sidomos për harmonizimin e plotë me pozitat e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, dhe për hapat e ndërmarra në raport të Ukrainës, për procesin rrjedhës të skriningut pas miratimit të kornizës së negocimit vitin e kaluar. Në drejtim të procesit të ndryshimeve kushtetuese që janë parakushti i vetëm për hapjen e kapitujve të negocimit, u theksua se për momentin në Kuvend nuk ka shumicë të duhur për zbatimin e tyre", theksohet në komunikatë.

Ministrja Bun e shprehu mbështetjen që ekziston në Bashkimin Evropian për procesin e zgjerimit dhe për interesin për avancimin e rrugës integruese të vendeve të gjithë rajonit në Union, që do të kontribuojë për stabilitet dhe siguri më të madhe të kontinentit evropian.

"Ky realitet i ndryshuar dhe kjo dritare e mundësive që është krijuar aktualisht, duhet maksimalisht të shfrytëzohen duke e pasur parasysh faktin se vitin e ardhshëm janë zgjedhjet evropiane dhe të njëjtat do të bëjnë ngecje të caktuar në rast se disa procese nuk përfundohen deri në fund të këtij viti", theksoi Bun.

Ministri Shinkovski vel Senk informoi për të kaluarën historike të tre vendeve, për mospajtimet dhe problemet me të cilat janë ballafaquar në të kaluarën, por edhe për mbështetjen e tyre unike të procesit të zgjerimit dhe bashkimit. I potencoi 4 prioritetet e kryesimit të ardhshëm polak me Këshillin e BE-së, ndër të cilat do të jetë edhe procesi i zgjerimit me aktivitete konkrete.

Ministrja Lirman theksoi se në këtë çast, interesat partiakë nuk duhet të shkojnë mbi interesat strategjike të shtetit, duke përsëritur se korniza e negocimit që është miratuar nga ana e vendeve anëtare të BE-së, nuk do të ndryshohet dhe e njëjta paraqet bazë për procesin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se nuk ka kërkesa tjera dhe parakushte tjera për hapjen e kapitujve të negocimit, përveç miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Në fund, e potencoi Rezolutën e miratuar nga ana e Bundestagut Gjerman për mbështetjen e interesave nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Të pranishmit në takim shprehën këndvështrime të ndryshme në drejtim të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, por mbisundonte pëlqimi për miratimin e tyre, me përjashtim të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit. Njëherazi, u kërkua mbështetje më e madhe dhe garanci nga partnerët evropianë për procesin e negociatave për parandalimin e kërkesave të reja nga ana e Republikës së Bullgarisë", qëndron në komunikatë. mb/

Foto. Kuvend

QËNDRONI TË LIDHUR