• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trendafilov: Procedura për Shtëpinë e punëtorëve do të përsëritet

Trendafilov: Procedura për Shtëpinë e punëtorëve do të përsëritet

Shkup, 18 prill 2024 (MIA) - Gjykata Themelore e Shkupit ka marrë vendim me të cilin do të përsëritet procedura për Shtëpinë e Punëtorëve, e cila me vendim të Gjykatës Supreme duhet t'i hiqet Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, njoftoi sot pasdite kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov.

Trendafilov në një konferencë për media tha se presin që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt.

"Deri më 1 maj presim prioritet të procedurës dhe aktgjykim të ri, që do të thotë kthim i lëndës në rivendosje para gjykatave më të ulëta, para shkallës së parë dhe Gjykatës së Apelit, ose anulimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme dhe në këtë mënyrë kthimi i Shtëpisë së Punëtorëve te punëtorët", tha Trendafilov. sa/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR