• e shtunë, 23 nëntor 2024

Trendafillovski: Punëtorët i dhanë karton të kuq gjykatës për shkak të tentimeve për presione ndaj sindikatave

Trendafillovski: Punëtorët i dhanë karton të kuq gjykatës për shkak të tentimeve për presione ndaj sindikatave

Shkup, 1 maj 2024 (MIA) - Para ndërtesës së Shtëpisë së punëtorëve (LSM) në Shkup sot filloi protesta e Lidhjes së sindikatave organizuar me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov porositi se punëtorët i japin karton të kuq gjykatës, duke sqaruar se kjo i referohej tentimeve të bëra për presion ndaj sindikatave.

"Sot ne punëtorët u tubuam para Shtëpisë së punëtorëve, shtëpi të cilën duan ta konfiskojnë prej nesh për ta shkatërruar lëvizjen sindikaliste. Shtëpia e punëtorëve para së cilës para mbi 70 viteve i filluam të gjitha protestat, të gjitha grevat edhe sot e fillojmë protestën e madhe të punëtorëve. Ne punëtorët i dhamë karton të kuq gjykatës për shkak se tentoi  të bëjë presion ndaj sindikatave për t'i shkatërruar, lejoi çizmen funksionare në qafë të punëtorëve në mëynrë që të heshtin, të nënçmohen, atë që e bënë sot e shohim në vepër. Ne sindikatat, ne punëtorët, ne qytetarët, pensionistët të gjithë jemi këtu sot për të treguar se sa më shumë të na sulmojnë, na bëjnë më të fuqishëm dhe sa më shumë provojnë t'i shkatërorjnë sindikatat ne aq më shumë jemi të fuqish[m", porositi Trendafillovski.

Sindikata në protestën e sotme përkujtoi kërkesat për rritje të rrogave në sektorin privat dhe publik, për rrogën minimale në shumë prej së paku 450 eurove në 100 ditë e para të qeverisë së re, pagesë të shpenzimeve për ushqim në vlerë prej 20 për qind të rrogës mesatare dhe pagesë të shpenziomeve të transportit, kufizim të punës në kohë të caktuar në rrethana të jashtëzakonshme dhe në maksimum një vit, të drejtën e të shtunës jopunuese dhe kontroll të rritur të punës jashtë orarit, ulje të orarit të plotë të punës në javë 35-orëshe dhe heqje të javës 72-orëshe në projekte strategjike.

Protesta vazhdoi para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Odës ekonomike dhe prite të përfudnojë para Qeverisë. ab/

Foto: Printskrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR