Trendafillov: Me "rrogë në zarf" do të jetë e paqartë ekzistenca e punëtorëve, eliminohet edhe Ligji për marrëdhënie të punës
- Kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov lidhur me paralajmërimet për Propozim ligjin për angazhim në punë të personave për kryerje të punëve të natyrës së përkohshme dhe të rastit për disa veprimtari të caktuara, konsideron se është e palejueshme në një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian të formalizohet ekonomia joformale.
- Post By Arta Bunjaku
- 12:41, 31 janar, 2024
Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov lidhur me paralajmërimet për Propozim ligjin për angazhim në punë të personave për kryerje të punëve të natyrës së përkohshme dhe të rastit për disa veprimtari të caktuara, konsideron se është e palejueshme në një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian të formalizohet ekonomia joformale.
Sipas Trendafillovit, është humbëse të propozohet ligj me të cilin do të eliminohet Ligji për marrëdhënie të punës. Me zgjidhjen e tillë ligjore, siç theksoi, punëtorët bëhen robër modern të cilëve do t'u paguhen kontribute prej rreth 290 denarë në ditë, ndërsa punëdhënësi do t'i angazhojë dhe largojë kur të dëshirojë.
"Është e palejueshme në Maqedoni në shekullin 21, në një vend kandidat për anëtarësim në BE, të kthejmë dhe të formalizojmë ekonominë joformale. Përse? Për shkak se dëshirojmë gjithçka që është e paligjshme në këtë shoqëri ta bëjmë të ligjshme dhe në atë mënyrë të themi se tashmë nuk kemi dukuri joligjore. Është humbëse të propozoni logj me të cilin do ta eliminoni Ligjin për marrëdhënie të punës. Është humbëse të jepni deklarata dhe të thoni se zgjidhja e këtillë ligjore do të përhapet në të gjitha vendet e tjera të punës, përkatësosht në të gjitha veprimtaritë e tjera", deklaroi Trendafillov, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas takimit me grupin e deputëve të VMRO-DPMNE-së.
Për LSM0në është e palejueshme plotësosht të ndërkikohen gjërat në kushte kur punëdhënësit refuzojnë të japin madje edhe vendime për çdo shfrytëzim të pushimit vjetor për punëdhënësit.
"Dëshirojnë të japin një vendim në vit, ndërsa tani do t'i punësojnë në bazë ditore. Në të vërtetë ata punëtorë nuk do të kenë kontrata pune, nuk do të dinë çka të bëjnë me ekzistencën e tyre, nuk do të mund të marrin kredi, nuk do të kenë kurfarë garancw për familjen e tyre. Nëse ligji zbatohet në atë mënyrë, propozuesit le të punojnë të parët, e më pas të tregojnë se si është", deklaroi Trendafillov. ab/
Foto: МIА arkivi