• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trendafillov: Me protestën e nesërme duam t'i inkurajojmë gjykatësit që ta zbatojnë ligjin

Trendafillov: Me protestën e nesërme duam t'i inkurajojmë gjykatësit që ta zbatojnë ligjin

Shkup, 1 prill 2024 (MIA) - Paga minimale prej 450 euro të bëhet realitet, të kthehen shpenzimet për ushqim dhe transport dhe do të lidhen të gjitha marrëveshjet kolektive, presin sindikalistët në 100 ditët e para të qeverisë së re.

Me protestën e nesërme paralajmëruese për shkak të vendimit për marrjen e Shtëpisë së punëtorëve, ata, siç tha sonte kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafillov, duan t'i inkurajojnë gjyqtarët në Gjykatën Supreme dhe atë Themelore Civile që ta zbatojnë ligjin. Ndërkohë presin zgjidhje të shpejtë të kërkesës për përsëritjen e procedurës, por nëse kjo nuk ndodh deri më 1 maj, nuk garantojnë se si do ta manifestojnë revoltën dhe cilat do të jenë hapat e tyre të ardhshme.

Protesta e dytë, e planifikuar për 8 prill është për shkak të mos harmonizimit të pagës minimale dhe me të do të dërgohet porosi, theksoi Trendafilov, se askush nuk duhet të mbetet pa rritje të pagës, sidomos tani me rritjen e çmimeve dhe rritjen e shportës së konsumit.

Gjatë pjesëmarrjes në TV Sitel, Trendafillov ka rikujtuar se më 1 maj tradicionalisht do të mbahet protesta masive e punëtorëve.

“LSM për momentin zhvillon dy procese, një para Gjykatës Kushtetuese për mbrojtjen e të drejtave të shoqërimit dhe para Gjykatës Themelore Civile për përsëritjen e procedurës për konfiskimin e pronës. Të paktën që mund të bëjnë gjyqtarët është të korrigjojnë gabimin. Shtëpia e punëtorëve është simboli i lëvizjes punëtore në vend dhe është i vjetër më shumë se 70 vjet, i ka mbijetuar tërmetit, do t'i mbijetojë edhe këtij vendimi të turpshëm të Gjykatës Supreme. Për 30 vite, sa zgjasin të gjitha procedurat për konfiskimin e Shtëpisë së punëtorëve, ky është vendimi i parë që është në dëm të punëtorëve dhe tenton t'ua marrë atë që kanë ndërtuar nga paga e tyre. Presim dhe e dimë se ka njerëz të arsyeshëm në Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Themelore Civile ku tashmë kemi bërë kërkesë për përsëritjen e procedurës", ka thënë Trendafillov.

Ai ka përsëritur se gjyqtarët me aktvendimin për marrjen e Shtëpisë së punëtorëve nuk bëjnë vetëm “sulm” ndaj sindikatës, por edhe ndaj të gjitha organizatave.

Sa u përket pagave, Trendafillov edhe një herë theksoi se nuk mundet te ne paga minimale të jetë 367 euro, ndërsa në rajon 450 euro.

Sipas tij, këtë vit me pagën e muajit mars pagat në arsim, shëndetësi dhe polici nuk do të rriten sepse nuk janë nënshkruar marrëveshjet kolektive.

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR