• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trend i rritjes së numrit të turistëve në vend, pritshmëritë janë të tejkalohet viti 2019

Trend i rritjes së numrit të turistëve në vend, pritshmëritë janë të tejkalohet viti 2019

Shkup, 27 shtator 2023 (MIA) - Ky vit po shënon rritjen e numrit të turistëve, sidomos ato të huaj dhe pritshmëritë janë se do të tejkalohet numri i vitit 2019  Pritet të realizohet hyrje më e madhe valutore nga turizmi dhe hoteleritë.

Statistikat, në periudhën janar-korrik, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 25,33 për qind, ndërsa turistët vendor kanë pasur rritje të parëndësishme prej një për qind, ndërsa te turistët e huaj kanë rritje prej 44 për qind.

Në periudhën janar-korrik të vitit 2023 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i përgjithshëm i bujtjeve është rritur për 12.4 për qind kështu që te turistët vendas ka një rritje prej një për qind, ndërsa te turistët e huaj ka pasur një rritje prej 28 për qind. E gjithë kjo tregon se pas pandemisë dhe rënies së numrit të turistëve këtë vit, shifra prej një milionë turistësh do të tejkalohet me një tendencë që të tejkalohet viti 2019 si më i mirë. Këtë vit pritet që të ketë fluks më të madh devizor nga turizmi dhe hoteleritë, deklaroi sekretarja shtetërore e Ministrisë së Ekonomisë, Razmena Çekiç Durkoviç në shënimin e sotëm të Ditës Botërore të Turizmit.

Ajo tha se këtë vit theks i veçantë i është vënë edhe turizmit rural si synim i Organizatës Botërore të Turizmit, por edhe si potencial për zhvillimet në vend. Theksoi se turizmi modern është pasqyrim i dukurive të ekonomisë dhe atë social dhe duke pasur parasysh dinamikën e madhe në këtë sektor janë të nevojshme reagime dhe përgjigje të shpejta për të gjitha sfidat dhe pyetjet.

Qëllimi i  Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit, ashtu siç tha dhe drejtori i këtij instituti Lupço Janevski është që  prej vitit 2025 për të tejkaluar vitin e famshëm 1988, kur në nivel të një vendi tjetër shënuam 3,7 milionë bujtje. 

"Duhet të jemi krenar për arritjet dhe rezultatet nëse i krahasojmë me vitin 2019. Të gjithë së bashku arritëm të mos kemi fare rënie të turistëve vendas nëse shikojmë statistikat për vitin 2019 dhe 2023. Flasim për 7 muajt e parë, ajo është plus pesë për qind. Nëse krahasojmë turistët e huaj ata janë minus 11 për qind. Mirëpo, nëse i krahasojmë statistikat në shifra totale, në jemi minus katër për qind në nivel të vendit. Mirëpo, nëse krahasojmë dy qendrat më të mëdha turistike siç janë: Ohri dhe Shkupi, do të shohim që të gjithë janë në plus dhe jam i sigurt se do t'i arrijmë objektivat e rezultateve për vitin 2023, ata janë pak më shumë se 3.3 milionë bujtje dhe më shumë se 530 milionë qarkullime turistike në turizëm dhe hotele në vitin 2023", tha Janevski.

Në manifestimin që shënoi Ditën Botërore të Turizmit tradicional u shpërblyen me mirënjohje njerëzit dhe institucionet që kanë dhënë kontribut të veçantë për zhvillimin e turizmit gjatë vitit të kaluar.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR