• e premte, 27 dhjetor 2024

Trençevska: Zhvillojmë dialog intensiv social për Marrëveshje të re kolektive për sektorin publik

Trençevska: Zhvillojmë dialog intensiv social për Marrëveshje të re kolektive për sektorin publik

Shkup, 1 maj 2023 (MIA) - Për Qeverinë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të punëtorëve mbeten lartë në agjendën e prioriteteve. Premtimet për rritje të vazhdueshme të rrogës minimale janë përmbushur. Në kohëp të krizës më të madhe ekonomike, e rritën rrogën minimale në 20.175 denarë, që kontribuoi për rritje edhe të rrogave të tjera për 2.175 denarë, thekson në urimin me rastin e 1 Majit - Ditës ndërkombëtare të punës ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

"Krahasuar, në vitin 2016 rroga minimale ushte 10.080 denarë, sot në vitin 2023 kemi rrigë minimlae dyfish më të lartë prej 20.175 denarë. Rroga minimale shënoi rritje të vazhdueshme gjatë viteve të kaluara, dhe atë në vitet 2017/2018 u rrit në 12,000 denarë, në vitin 2019 në 12,507 denarë, në vitin 2020 në 14,500 denarë, në vitin 2021 në 15,194 denarë, në vitin 2022 18,000 denarë dhe në vitin 2023 20.175 denarë", thotë Trençevska.

Ajo potencoi se rritja e fundit është rreth 13 për qind dhe i referohet ndryshimeve të ligjit për rrogën minimale, miratuar në mars 2022, dhe vendosjes së metopdologjisë së re, e cila është zgjidhje sistematike dhe e cila do të thotë rritje e vazhdueshme e rrogës minimale.

Sipas ministres, në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve, rrogat e kuadrit të punësuar profeisonal shënon rritje të vazhdueshme, kështu që, me rritjen e fundit në dhjetor për 15 për qind dhe mars prej 2.175 denarë, për 4 vitet e fundit rrogat e të punësuarve në mbrojtjen e fëmijëve u rritën për rreth 45 për qind.

Ajo thekson se Qeveria të gjitha vendimet i sjellë përmes dialogut social me partnerët social dhe të gjitha propozim vendimet ligjore janë të kapshme pr opinionin dhe përmes diskutimeve publike merren parasysh mendimet, sugjerimet dhe qëndrimet e të gjithë faktorëve relevantë në shoqëri.

Ajo potencon se Qeveria në vazhdimësi punon në uljen e papunësisë e cila është reduktuar në 14.4 për qind, sipas të dhënave të fundit të Entit shtetëror të statistikave. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR