• e premte, 27 dhjetor 2024

Trençevska: Vazhdojmë me përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me nevoja të veçanta

Trençevska: Vazhdojmë me përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me nevoja të veçanta

Shkup, 10 tetor 2023 (MIA) - Pas mbikëqyrjes së kryer të Komitetit të Këshillit të Evropës për parandalim nga tortura dhe veprimi johuman dhe nënçmues ose dënimi i institucioneve të cilat punojnë në kujdesjen e personave me nevoja të veçanta dhe dëmtime në gjendjen psikike, raporti preliminar ishte prezantuar para ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska. 

"Në takim është biseduar edhe për suksesin e procesit të deinstitucionalizimit dhe rëndësisë nga vendosja e njësive banesore të cilët premtojnë kushte më të mira për jetë të personave me nevoja të veçanta ku fokus kryesor ishte vendosur në Entin Special në Demir Kapi", njoftuan nga MPPS.

Ministrja theksoi se puna drejt përmirësimit të jetës së personave me nevoja të veçanta vazhdon dhe se të gjitha drejtimet do të meren parasysh në aktivitetet e ardhshme. 

Në fund të takimit, përfaqësuesi i Komitetit të KE-së ka shprehur mirënjohje për transparencën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe të njësive në kuadër të ministrisë duke theksuar se vizita është zhvilluar pa kurrfarë pengesa dhe se u ishte lejuar qasje në të gjitha informacionet dhe departamentet në kuadër të institucioneve të vizituara. fc/

Fotografia: MPPS

QËNDRONI TË LIDHUR