• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trençevska tërhiqet nga funksioni i kryetares së forumit të grave të LSDM-së

Trençevska tërhiqet nga funksioni i kryetares së forumit të grave të LSDM-së

Shkup, 9 maj 2024 (MIA) - Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot në profilin e saj në Fejbuk  njoftoi se tërhiqet nga funksioni i kryetares së forumit të grave të LSDM-së. Ajo theksoi se po tërhiqet nga strukturat partiake tërhiqet plotësisht e përgjegjshme dhe e vetëdijshme, me sigurinë se nuk e ka tradhtuar besimin që i është dhënë.

"Me ditën e djeshme të zgjedhjeve treguam se jetojmë në një shtet demokratik ku fuqia është  e popullit! Ashtu siç duhet të jetë. Faleminderit të gjithë qytetarëve të cilët dje dolët dhe e dhatë voton tuaj për ndryshime në mënyrën tuaj! Në mandatin tonë si Lidhje Socialdemokrate  e Maqedonisë, askënd nuk lamë vetë, miratuam masa dhe ligje që u ndihmojnë të gjithë qytetarëve", theksoi Trençevska. 

 Ajo shtoi se janë miratuar pagat dhe pensionet më të larta, janë kujdesur për më të rinjtë dhe për personat me aftësi të kufizuara.

 Potencoi  se nuk do të lejojë që të kthehet prapa  puna sociale  dhe shfuqizimin e masave të cilat janë në dobi të qytetarëve. Siç shpjegoi, udhëhiqet nga vlerat në të cilat secili meriton mbështetje, mundësi dhe përparim dhe kështu do të veprojë nga pozita e deputetit.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR