• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Trençevska: Të ngrisim vetëdijen për bullizmin që të mundësojmë një fëmijëri të qetë për të gjithë fëmijët

Trençevska: Të ngrisim vetëdijen për bullizmin që të mundësojmë një fëmijëri të qetë për të gjithë fëmijët

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA) - Të ngrisim vetëdijen për bullizmin për të mundësuar një fëmijëri të qetë për të gjithë fëmijët, tha sonte ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska.

"Fëmijët e studios së dramës për fëmijë - "Neverlend" sonte luajtën një shfaqje veçanërisht të rëndësishme për bullizmin, e para e këtij lloji në vendin tonë. Shfaqja “Eh... sikur të mundja” nxori në pah trishtimin e fëmijëve, përcolli shqetësimet e fëmijëve dhe vazhdoi në drejtim të sensibilizimit për bullizmin. Unë mbështes nisma të tilla dhe mbështes krijimtarinë e fëmijëve. Me mbështetjen e OSBE-së, fëmijët do të kenë mundësinë ta interpretojnë këtë shfaqje në të gjithë territorin e vendit. Të ngrisim vetëdijen për bullizmin për të mundësuar një fëmijëri të qetë për të gjithë fëmijët. Shpreh respektin tim për Hristina Arnaudovën dhe Shoqatën "Projekt Fat" për realizimin e kësaj shfaqje. “Eh... sikur të mundja” më preku zemrën", theksohet në postimin e ministres në Fejsbuk. ls/

Foto: Fesjbuk

QËNDRONI TË LIDHUR