• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trençevska: Siguria dhe shëndeti gjatë punës mësohet që i vogël

Trençevska: Siguria dhe shëndeti gjatë punës mësohet që i vogël

Shkup, 28 prill, 2023 (MIA) -  Është shumë me rëndësi që i vogël t'i mësojmë fëmijët për siguri dhe shëndet gjatë punës, sepse kjo është e ardhmja e shtetit, nga nxënës një ditë do të bëhen punëtorë dhe do të jenë në tregun e punës, që të mund të kërkojnë kushte të sigurta gjatë punës, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Në ngjarjen "SSHP që i vogël - hap pas hapi, 5 vite punojmë bashkërisht për SSHP" organizuar nga ana e shoqatës për mbrojtje gjatë punës në Komunën e Manastirit, shoqata për siguri gjatë punës "28 prilli", Shkup dhe shoqata e inxhinierëve për mbrojtje "Tutela", Shkup që po mbahet në kuadër të Ditës botërore për siguri dhe shëndet gjatë punës - 28 prilli, ministrja theksoi se me sigurinë e kushteve të mira për punë ka përfitime të dyfishta

"Nnga njëra anë, kompanitë që sigurojnë kushte të shëndetshme dhe të sigurta për punë kanë punëtorë shumë produtivë, ndërsa nga ana tjetër, punëtori është i lumtur dhe i kënaqur sepse punon në kushte të sigurta për punë dhe ndjehet i sigurt në pjesën e sigurisë dhe shëndetit në vendin e tij të punës", tha ajo

Trençevska informoi se aktualisht është duke u punuar në propozimin e ri të Ligjit për siguri dhe shëndet në punë, i cili, siç tha ajo, duhet të përfshijë përmbajtje mësimore në procesin e edukimit për siguri dhe shëndet në punë dhe një ligj që do të harmonizohet me të gjitha direktivat evropiane që i referohen sigurisë dhe shëndetit në punë dhe do të ofrojnë mbrojtje shumë më të madhe për punëtorin në vendin e punës.

Dejan Angellovski nga shoqata e inxhinierëve mbrojtës “Tutela” theksoi se numri jozyrtar i punëtorëve në vend që kanë humbur jetën në vendin e punës vitin e kaluar është 22.

Në kuadër të manifestimit të sotëm u ndanë çmime për praktikat e mira për kompanitë si dhe konkursi për punime shkollore, tema e të cilit ishte siguria dhe shëndeti në punë. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR