• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trençevska: Sfidat e personave me aftësi të kufizuara janë edhe sfidat tona

Trençevska: Sfidat e personave me aftësi të kufizuara janë edhe sfidat tona

Veles, 8 shkurt 2024 (MIA) - Ministrja shtesë e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot në Veles, ka mbajtur mbledhje me përfaqësuesit e Shoqatës së të Verbërve të Komunës së Velesit.

Në takim, siç kumtojnë nga MPPS, është diskutuar për përfshirjen më të madhe të personave të verbër në shoqëri dhe sigurimin e më shumë burimeve për tëlehtësuar funskionimin e tyre në shoqëri.

 

 

Trençevska informon se MPPS nga Buxheti i shtetit për vitin 2024 i ka rritur mjetet për shoqatat nacionale, si për shoqatat e të verbërve ashtu edhe për shoqatat e të shurdhërve dhe gjysmë të shurdhër.  Për Unionin Kombëtarë për të Shurdhërit dhe Gjysmë të Shurdhër në RMV-së ka ndarë 12.547.000 denarë, ndërsa për Unionin Kombëtar për të Verbërit në RMV-së ka ndarë 13.967.000 denarë e cila është për dy milion më shumë nga viti i kaluar për të dy sindikatat veç e veç.

 

Ajo thekson se kanë shtuar mjetet për punën e Sindikatave pasi siç shtoi ajo prioritet i tyre është përparimi i personave me sftësi të kufizuar.

"Vendimet i marrim  sipas nevojave të personave me aftësi të kufizuara dhe kjo nuk do të ndryshojë në të ardhmen. Përkundrazi ne vazhdojmë të investojmë në vazhdimësi sidomos tek të rinjtë me aftësi të kufizuara sepse e dimë potencialin që fshihet tek ata", theksoi ajo.

Trençevska në takimin e sotëm në Veles me anëtarët e Shoqatës së të Verbërve ajo ka folur për përditshmërinë e anëtarëve të shoqatës dhe për planet dhe aktiviteteve të ardhshme.

Pas takimit, siç thuhet në kumtesë, janë prezantuar edhe printerë me të cilën kjo Shoqatë përgatit materiale leximi për personat me shikim të dëmtuar. rq/

Foto: MPPS

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR