• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Trençevska: Së bashku vazhdojmë të ofrojmë kushte të denja për personat e moshuar, shtëpitë e të moshuarve të jenë të këndshme për të jetuar

Trençevska: Së bashku vazhdojmë të ofrojmë kushte të denja  për personat e moshuar, shtëpitë e të moshuarve  të jenë të këndshme  për të jetuar
Shkup, 4 prill 2022 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot u takua me Shoqatën për Mbrojtje Sociale të të të Moshuarve "Kujdesem", ku është biseduar për ndryshimet dhe plotësimet e Rregullores për normat dhe standardet për hapësirë, pajisje, kuadër profesional dhe mjete të nevojshme për themelimin dhe fillimin me punë të institucionit për mbrojtje sociale të të moshuarve. Trençevska ka theksuar se Ministria do të punojë në zgjidhje të pranueshme për tejkalimin e sfidave me të cilat po përballen shtëpitë e të moshuarve të cilat kanë marrë leje për punë që të mund të ruhet funksionimi i tyre. "Në periudhën që vijon do ta shqyrtojmë Propozim rregulloren të institucioneve ekzistuese për përkujdesjen e personave të moshuar dhe do të sigurojmë periudhë kohore të harmonizimit të shtëpive të të moshuarve me normat e rregullores që të sigurojmë qëndrueshmëri të institucioneve", tha Trençevska. Ministrja, siç informojnë nga pres shërbimi i MPPS-së, ka theksuar se standardet e përgjithshme të të gjitha shtëpive të të moshuarve duhet të rihen si institucione të këndshme të cilat do të ndikojnë mirë në jetën psikosociale  të personave të moshuar. Në fund të takimit, siç theksohet në kumtesë, Shoqata ka shprehur falënderim për mundësinë për të biseduar për sfidat me të cilat po përballen institucionet private për persona të moshuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. ar/      

QËNDRONI TË LIDHUR