• e enjte, 26 dhjetor 2024

Trençevska: Së bashku ne mund t'u mundësojmë njerëzve vështirë për t'u punësuar që të jenë më konkurrues në tregun e punës

Trençevska:  Së bashku ne mund t'u mundësojmë njerëzve  vështirë për t'u punësuar që të jenë më konkurrues në tregun e punës

Shkup, 7 shkurt 2023 (MIA) - Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, u takua sot me përfaqësuesit Petrica Dulgeru, drejtoreshë ekzekutive e rrjetit REDI, Kristina Marian, drejtoresha e partneriteteve në REDI, Asib Zekir, drejtor i REDI-t për riciklim dhe iniciativa të gjelbra dhe ekspertja e pavarur, Milla Carovska.

Siç njoftuan nga MPPS, të arriturat e vitit të kaluar si rezultat i bashkëpunimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe REDI, ishin në fokus të bisedimeve në takim.

Gjatë viteve 2021 dhe 2022 është zbatuar Programi i Digjitalizimit dhe Formalizimit. Gjithashtu u zhvilluan trajnime për shndërrimin e 50 bizneseve të menaxhuara nga romët nga biznesi tradicional në biznesin digjital.

Ministrja Trençevska gjatë takimit theksoi se është e nevojshme t'u mundësohet kategorive të cenueshme të qytetarëve, veçanërisht të papunëve, që t'u sigurohen kushte për rikualifikim dhe përfshirje më të lehtë në tregun e punës.

"Takimi u mbyll duke konfirmuar angazhimet për vende të reja të gjelbra si dhe nevojën për një ekonomi të gjelbër. Të pranishmit u pajtuan që pikërisht personat që kanë më pak shanse për punësim të jenë pjesë e agjendës së gjelbër të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të Shoqatave që merren me këtë çështje në vend", citohet në kumtesën  e MPPS-së. sa/

 
 

QËNDRONI TË LIDHUR