• e premte, 27 dhjetor 2024

Trençevska: Së bashku me UNFPA-n i targetojmë sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe së bashku krijojmë zgjidhje

Trençevska: Së bashku me UNFPA-n i targetojmë sfidat me të cilat përballet vendi ynë dhe së bashku krijojmë zgjidhje

Shkup, 5 tetor 2023 (MIA) - Bashkëpunimi i Ministrisë së punës dhe Politikës Sociale (MPPS) dhe UNFPA-së në pjesën e përfaqësimit të të drejtave të njeriut, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm në Shkup ndërmjet ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe Florens Bauer, drejtoreshë rajonale e UNFPA-së, për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.

Fokus i veçantë në takim ishte vendosur në Konferencën e sotme rajonale "Fuqia e zgjidhjes": Duke arritur autonomi trupore për gratë dhe vajzat", që u mbajt në Shkup dhe konferenca e cila për 10 ditë do të mbahet në Gjenevë dhe do të paraqesë pjesë të mozaikut të diskutimeve që kanë për qëllim të kontrobuojnë në respektimin më të madh të të drejtave të njeriut.

Bauer dhe Trençevska, informojnë nga MPPS, diskutuan edhe për vlerën e Strategjisë për politika demografike dhe Plan Aksionar i cili për momentin është në përgatitje dhe duhet të kontribuojë në përparimin e çështjes së migracionit dhe plakjes së popullsisë si sfidë me të cilën përballet shteti, por edhe gjithë rajoni në përgjithësi.

Në takim u diskutua edhe për lëvizjet antigjinore që janë aktive në vendin tonë, kërcënimi i tyre ndaj të drejtave të njeriut dhe gjetja e një zgjidhjeje të përbashkët për përballimin e sfidës me të cilën po përballet vendi. Të pranishmit theksuan se progresi i arritur nga Republika e Maqedonisë së Veriut në periudhën e kaluar në sigurimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë nuk duhet të ndalet dhe se kjo lloj përkrahjeje nga partnerët është kyçe për këtë. sa/

Foto: MPPS

 

QËNDRONI TË LIDHUR